“Gjegjani i diskriminuar nga Rilindja”, Hasani: Me ardhjen në pushtet të PD, kjo zonë do marrë një vëmendje të madhe

Njësia Adminstrative Gjegjan, ka qenë sot ndalesa e radhës e kandidatit të PD Lodovik Hasani, i cili me stilin e tij të të bërit fushatë ka krijuar një impakt të fuqishëm dhe entuziasëm të madh, jo vetëm në radhët e demokratëve, por dhe të banorëve të tjerë, që të zhgënjyer nga keqqeverisja 8 vjecare e Ramës dhe nga mosqeverisja lokale, shohin tek ai, alternativën e shpresës dhe zërin e tyre të përfaqësimit.

Me sharmin e një oratori, sa modest aq dhe bindës, Lodi, (sic e thërrasin shkurtimisht mbështetësit dhe qytetarët e shumtë, si për të dëshmuar popullaritetin e madh që ka), po ofron modelin e njeriut që kuvendon me njerëzit, duke u ulur në logje e lëndina, duke ndarë mendime dhe duke adresuar zgjidhje për cështje të ndryshme.

Me këtë format takimesh, i ulur këmbëkryqas në logun e burrave, kandidati i PD, Hasani, është shndërruar në uraganin e një fitoreje të madhe që po troket dhe po i jep shpresë Pukës dhe mbarë trevës së saj.

Me banorët e Gjegjanit, aty ku politika lokale është selektive dhe diskriminuese, z. Hasani premtoi se me ardhjen në pushtet të PD, kjo zonë do marrë një vëmendje të madhe, duke i dhënën prioritet politikave stimuluese në agro-kulturë, si dhe duke i dhënë një hov zhvillimor me investimet në rrugë, kryesisht në arteriet e brendshme që lidhin fshatrat e kësaj njësie me njëri-tjetrin, si dhe punësim të disiplinuar përmes mekanizmave bashkëveprues me sektorin privat.

Në fund të takimit, kandidati i PD, Lodovik Hasani ka përsëritur thirrjen e tij, për të votuar PD, si shpresën që vitalizon ëndrrën e shqiptarëve për integrim, si mundësinë e padiskutueshme, që përmes programit ekonomik të prezantuar, të bëjë të mundur daljen e vendit nga kriza e thellë, dhe të jetësojë ecjen para në rrugën e madhe të reformave ekonomike, që do të shënonin daljen përfundimtare nga tranzicioni.

p3

Exit mobile version