Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mbajti një takim në Akademinë e Shkencave, ku foli gjerësisht rreth reformimit të bërë në këtë institucion. Përmes një postimi në facebook në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar ashpër deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj thekson se pas shpartallimit të procesit elektoral, kontrollit mbi legjislativin, mbi mediat dhe mbi universitetet, Rama tashmë ka hedhur në dorë dhe Akademinë e Shkencave.
“Në atë salle jo akademike këtë paradite nipi i Spiros , nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrëfyen rrugën e mbrothësisë nga do ecë vatani tani e tutje , mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqëror!!
Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!”
Postimi i plotë: Edi Rama pasi shpartalloi proçesin elektoral , futi në xhep universitetet, kontrollon pa pothuaj të gjitha emisionet televizive, po kaq ka në xhep kuvendin me kukulla, i hap proçes shkarkimi Presidentit , kontrollon të gjithë ekonominë , nepunesinë, ushtrinë, policinë, gjykatat, gjithçka , arriti të hyjë e te flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e shkencave. me ezmerllek e gri ajatollahesh. Kjo pasi Akademia per vite nuk ja kishte mbushur synë por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gezojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skender Gjinushin qe sot zgerdhihej embel e lozonjar, ta gezojnë intelektualet, kombi edhe pse humbja per ta është katastrofike. Pse jo Ta gezojmë edhe historinë e re të Shqiperisë si pllakë varri me të “vertetat” të shkruar nda deshmitaret “Lloskë Lloska e Bake Xhani ” , që komunizmi na la peshqesh !
Mirnjohje pafund Prof. Artan Fuges që ndonese i vetem luftoi kunder një organizmi ideologjik e politik pa asnjë lidhje me shkencen , kunder kotesise , genjeshtrave abuzimeve qokave dhe sklerotizmit të saj historik ! Një betejë që nuk e fitoi por që me dinjitet e beri dhe sot më shumë se kurrë me mungesë spikaste në vetminë e tij i konfirmuar në çdo akuzë! Shqiperia sot ka vetem një Akademik antikonformist e europianist ai është Artan Fuga !
Në atë salle jo akademike kët paradite nipi i Spiros , nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrefyen rrugen e mbrothesisë nga do ecë vatani tani e tutje , mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqeror!!
Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!
Në vathen e Polifemit me syrin si teleskop , delet hynë të paqta , Odise aty nuk pat!
Tagjia është e sigurtë! Gjetem rehatin më në fund!