Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Cannel.
Një debat I fortë u zhvillua mes Endri Shabanit dhe Agron Gjekmarkajt. Debati mes tyre nisi kur Gjekmarkaj i tha Shabanit që i shërben Edi Ramës.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.
Shabani: Si i shëbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, spo them për ju personalisht.
Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.
Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. Smerrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.
Shabani: Shpejgoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.
Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.
Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse smë voton mua, nuk voton fare.