Gjelosh Progni: “Skuadra e Qarkut Lezhë, model unik i unitetit dhe përfaqësimit në Koalicionin Euroatlantik”

Aktivisti Gjelosh Progni ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një mesazh të fortë mbështetjeje për ekipin kandidues të Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Lezhës, duke e cilësuar si një nga shembujt më të rrallë të unitetit dhe harmonisë në këtë fushatë zgjedhore.

Sipas Prognit, fushata e zhvilluar në Lezhë është shembulli më unik ndër mbi 1500 kandidatë në gjithë vendin, pasi kandidatët janë angazhuar si një familje e vetme në çdo cep të qarkut – nga qytetet, në lagje, fshatra e biznese – duke prezantuar një program ambicioz dhe gjithëpërfshirës.

“Besëlidhja e Lezhës epike dhe historike mbi të cilën po ecën ekipi, përbëhet nga intelektualë, profesionistë, figura me integritet, të persekutuar nga regjimi komunist, demokratë të pastër dhe përfaqësues të diasporës nga Italia deri në SHBA,” – shkruan Progni.

Ai bën thirrje për mbështetje të kandidatëve Prela, Kejda, Eduarti, Flora, Aleksandri, Sandri dhe Kola, duke i cilësuar si përfaqësues të denjë të interesave të lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve, nën drejtimin e liderit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Gjelosh Prognit:

Shkëlqimi i grupit është suksesi dhe fitorja…

Besëlidhja e Lezhës epike dhe historike mbi të cilën po ecën ekipi konkurues i Qarkut Lezhë për Koalicionin Euroatlantik, është shembulli unik në mbi 1500 kandidatë të fushatës në mbarë vendin, ku si një familje po zhvillojnë fushatën më harmonike së bashku në çdo qytet, lagje, fshat, rrugë, biznes e derë më derë, duke prezantuar programin më ambicioz në 35 vite.

Kjo skuadër ka në përbërjen e saj:
– kapacitete intelektuale dhe profesionale,
– integritet të lartë njerëzor,
– kandidatë të përndjekur nga komunizmi,
– demokratë të pastër dhe të vendosur,
– përfaqësues të diasporës nga Italia deri në Amerikë,
– gërshetim brezash.

Është në nderin e lezhjanëve, kurbinasve e mirditorëve që të përfaqësohen nga një ekip i tillë në parlamentin e ardhshëm, nën drejtimin e liderit Basha.

Votoni Prelën, Kejdan, Eduartin, Florën, Aleksandrin, Sandrin, Kolën!
Le t’ju përfaqësojnë me nder e dinjitet!

#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoNr4
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version