Nga Spartak Ngjela
Siç po e shihni, krimi politik i hetuar, pritet që në vijimësi të nxjerrë akuza të reja kundër politikanëve të lartë të sotëm, dhe ditë për ditë opinioni publik do të dëgjojë një gjëmë të re.
I.
Këta liderë të korruptuar të irrituar po vuajnë të trishtuar duke pyetur veten: nga po na vjen kjo gjëmë.
Por kanë shumë gjëma me abuzime kriminale shtetëror, dhe gjëma individuale e politikanëve tani është e pakuptueshme për ta se është e papritur, por kuptohet se me veprime të plota ajo po vendoset në një sistem të qartë akuzaator.
Dhe kuptohet se nuk po bëhet vetëm nga SPAK. Sepse ndjekja e FBI dhe e hetimit sekret amerikan kuptohet se duhet të jetë shumë e thellë.
Ai, me një metodë të sofistikuar po kalon nga Berisha te Rama, dhe prej këtyre te krimi i organizuar me ta; nga këta tek bankat e huaja, dhe prej tyre te blerjet dhe depozitat personale që askush nuk e di sa mund të jenë, veç investigatorëve amerikanë.
Dhe sigurisht që ky prives do të vijojë, sepse kuptohet tani se ka nisur para disa vitesh dhe do të vijojë.
II.
Por është për të qeshur, që të korruptuarit nuk po e kuptojnë dot se nga po u vjen gjithë ky rrethim ndërkombëtar, sepse nuk e njohin fare se ç’është hetimi profesional, se të korruptuarit janë aguridhë në lidhje me teknikën e hetimit antikrim.
Dhe shenjat janë se antikrimi kundër korrupsionit të lartë shtetëror duhet të ketë formuar një dosje të plotë, dokumentesh shkresore, por edhe të bisedave kriminale që kanë zhvilluar politikanët e korruptuar. Dhe më pas, nga hajnia e tregtarëve dhe bashkëpunimi i politikës se lartë shqiptare me krimin e organizuar.
Dhe ky fokus pritet të jetë drejtuar tek politikanët e lartë të të dy krahëve të politikës.
Prandaj, pikërisht për këtë, në këto ditë po kuptohet se:
Sulmi antikrim i është drejt pushtetit të sotëm politik në Tiranë.
Kurse gjendja e hetimit po kuptohet se është në akt edhe me prova të reja që duhet të kenë ardhur nga shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe këtu duket se po strukturohet gjithçka.
III.
Po gjendja politike në Shqipëri, si po duket në lidhje me të ardhmen e afërt kundër krimit politik?
Deri para një muaji situata dukej e qetë se politikanët e korruptuar të të dyja krahëve, nuk e besonin se kjo mund të ndodhte.
Kurse sot, pas arrestimit të Erjon Velias, gjithçka duket se ka ndryshuar. Dhe ajo që u pa më qartë ishte tërmeti i brendshëm mendor dhe shpirtëror i kryeministrit Edi Rama.
Por çështja do të jetë më tragjike për ta kur të shohin goditjet e tyre që, si rregull hetimi, duket se po avancojnë shumë pranë tyre.
Por, në këtë tension të rritur, duke qenë se këta të korruptuar të lartë nuk e njohin as ligjin dhe as teorinë dhe praktikën e një procesi hetimor, nuk do ta përballojnë dot arrestimin e figurave të larta politike. Ajo po duket se do të ecë me ngadalësinë profesionale akuzatore – një e nga një.
Të shohim!
Shqipëria tani është futur në një revolucion paqësor për të vendosur drejtësinë shoqërore me anë të proceseve penale të arrestimit të figurave të mëdha politike.
Koha po ecën tani drejt Shqipërisë së lirë e të çliruar nga zgjedha shumë e rëndë e korrupsionit shtetëror.
Ky do të jetë çlirimi i saj!