Gjenden eshtrat e një njeriu në fshatin Sapaç

Gjenden eshtrat e një personi në fshatin Sapaç të Fushë-Krujës. Fill pas sinjalizimit të policisë, kjo e fundit u vu në lëvizje për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person që rezultonte i zhdukur që prej 2014-ës. Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin Ndue Kolica. Ndërkohë, vajza e Kolicajt pohoi se nga rrobat, ka shumë gjasa që eshtrat në fjalë t’i përkasin babait të saj. Ndërkohë, eshtrat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për Ndue Kolicajn, apo ndonjë person tjetër.

Artikulli paraprakPolicia greke sekuestron drogë nga Shqipëria në Igumenicë
Artikulli tjetërVritet me armë një 38-vjeçar në Tiranë