23 pagesa apo marrje detyrimesh në vlerë mbi 33 milion e 550 mijë lekë të reja, ose 335 milion e 500 mijë lekë të vjetra janë zbardhur nga një bllok shënimesh të gjetura në banesën e Nestor Muhametllarit që mbante mbishkrimin “Notes”. Bëhet fjalë për pagesa rrugësh, agjensishë, projektesh, etje (f10).
Ndërkohë në zyrën e Muhametllarit në kompanisë “5D Konstruksion”, është gjetur tjetër bllok me mbishkrimin “Baylan”.
Në shënimet përkatëse thotë SPAK, është pasqyruar fakti se Redi Molla ka marrë shumën prej 11 milion lekë të rinj nga fitimi i relizuar në vitin 2018 nga “5D”.
Ndërkohë në të njëjtim bllok shënimesh rezulton se Mariglen Qato ka marrë 4 milion lekë.
Bie në sy fakti se “5D konstruksion”, shtriheshin në përfitimet e tyre edhe jashtë Tiranës. Kështu, në bllok shënohen disa vlera me mbishkrimet:
“Investuar në Lushnje 7. 754. 365 L”.
“Investuar në Lanabregas 13. 593. 868 L”,
“Investuar në Burrel 2. 500. 000 L”
“Investuar në Karpen 2. 000. 000 L”
“Për tu arkëtuar 40. 976. 305 L”
Një tabelë tjetër në bllokun e sekuestruar, përshkruan se i është kthyer Redi Mollës shuma prej 32 milion e 500 mijë lekë të reja, e zbritur nga shuma totale preh 134 milion e 810 mijë lekë. Shuma është e përafërt me neton e devidentit të shpërndarë nga “5D” më 30 qershor 2020, kur ortak i vetëm i shoqërisë ishte Muhamet Petriti.
Në një bllok tjetër të punonjësit Mariglen Lika, bëhet fjalë për një mbledhje stafi e “5D”, ku përfshihet edhe emri i drejtorit Redi Molla si pjesmarrës, e ku parashikohet ndarje e përgjegjësive të anëtarëve të shoqërisë, objektivat dhe organizimi.
SPAK thotë se Nestor Muhametllari nuk kishte kontakt të drejtëpërdrejtë me Muhamet Petritin, por rolin e ndërmjetësit e bënte Alfred Qato, vëllai i Mariglen Qatos. Alfredi interesohet për një pagesë, ku ndër të tjera evidentohen bisedat si me poshte.
Biseda e dates 12.08.2020.
Alfred: “Nestor si je”.
Nestor: “Mire Fredi si je ti ?”
Alfred: “Neser hajde nga ora 10 qe te vem te banka.
Alfred: “Tha Meri” (Mariglen Qato)
Nestor: “0k.
Alfred: Takohemi te furra rruga elbasanit.
Nestor: ok.
Biseda e dates 17.08.2020.
Alfred: “Nestor si je te kishi ber ate kerkesen neser per ato… Sa kan ngel ato”
Nestor: “Mire Fred si kalove ti… nuk na i ben njeri neser ato”.
Alfred: “Pse”.
Nestor: “Do bejme nje kerkese giate javes per nje pjese… Po se duan justifikim te
besueshem”.
Alfred: “Ok… Me thuaj kur se vini… Se une do jem jasht tirane… (“Që ti them merit”)
Nestor: “Te them une… Ta bejme kerkesen te enjte per te premten… Si do na thoi ajo goca. Te banka”.
Alfred: “Ne rregull… Vetem me thuaj qe te lajmeroj Merin”.
Nestor: “ok:
Në daten 20.08.2020 shtetasi Alfred Qato i dergon shtetasit Nestor Muhamellari me mesash kontaktin e telefonit te shtetasit Muhamet Petriti, me permbajtjen “Met Petriti” dhe nr përkatës të celularit
Ndersa Nestor Muhametllari i pergjigjet “ok, se flas une”.
25. Ne datën 10.03.2021 shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime te tjera me shtetasin Alfred Qato, të lidhura me shtetasin Muhamet Perriti, si me poshte:
Nestori: “Fred si kalove, si je ti?… Ato i kane kaluar Merit.. Te shkoj ti terheqi 2 here nga 5 te mos e bezdiain.. Dhe i mbaroj taksiratet”.
Alfred: “Mir si je. Po deshe hajde mere nji dit dhe mbarojeni atije ku njef ti.
Nestor: “oki… Edhe ashtu e bejme”.
Alfred: “Ti them neser nga ora 10,.. te rruga elbasanit”.
Nestor:’ok”.
Alfred: “hajde atje… Dhe mbarojeni”.
Nestor: “ok”.
Biseda e datës 11.03.2021.
Alfred: “Gjes… Po të pret Meti te furra”
Nestor: “mgjesi… Po po, duke ardhur jam”.
Nga te dhenat e llogarise bankare te shtetasit Muhamet Petriti prane Bankes BKT, ka rezultuar se ne llogarine bankare te tij eshte transferuar ne datën 22.07.2020 shuma prej 25,000,000 leke me pershkrimin “shpërndarje dividenti viti 2019”, transferuar nga shoqerua “VAS Konstruksion” sh.p.k.
Kjo shume eshte terhequr pjese-pjese nga shtetasi Muhamet Petriti
ne daten: 03.08.2020 (8.000,000 leke),
në datën 14.08.2020 (7.000,000 lekë),
ne daten 20.08.2020 (4,000,000 Iekë),
ne datën 17.09.2020 (3.000.000 leke),
ne datën 01.10.2020 (2.999.400 leke).
Shuma prej 25.000,000 leke e transferuar ne llogari të shteasit Muhamet Petriti nè forme dividenti per aktivitetin e shoqerise per vitin 2019, e eila eshte terhequr teresisht prej tij nga llogaria bankare sipas udhezimeve te shtetasit Nestor Muhamellari. Alfred Qato, si dhe udhezimit te shtetasit Mariglen Qato, korrespondon me shënimet e gjetura ne dokumentin “Pasqyres se levizjes se mjeteve monetare korril 2020, shume monetare e konsideruar si e drejte/detyrim per “ortakun 1”.
Bisedat e kryera nga shtetasit Nestor Muhametllari dhe Alfred Qato ne daten 10.03.2021 dhe 11.03.2021 (me siper) duket se lidhen pikerisht me terheqien e shumës 1,000,000 leke nga llogaria e bankare e shtetasit Muhamet Petriti, e cila eshte terhequr ne datën 11.03.2021 (500,000 leke) dhe ne daten 18.03.2021 (499,850 leke), pikerisht sipas udhezimeve te shtetasit Nestor Muhametllari.