Gjendet e djegur makina e ekzekutorëve të biznesmenit, autorët në arrati

Është gjetur e djegur makina që është përdorur në vrasjen e biznesmenit lushnjar Besmir Hida. 35-vjeçari u qëllua me kallashnikov mëngjesin e sotëm në orën 08:15 minuta në kohën kur ishte duke pirë kafë në katin e dytë të një lokali në lagjen ‘Skënder Libohova’.

‘Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë’, thanë burime zyrtare nga policia.

Rreth orës 09:30 policia është njoftuar për një makinë të djegur në zonën e njohur si ‘Saravë’, pranë autostradës.

Dyshimet janë që kjo makinë të jetë përdorur në vrasjen e Besmir Hidës.

Artikulli paraprakEkzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni në Lushnjë, autorët në drejtim të paditur për policinë
Artikulli tjetërAvokati: Klienti im ka vepruar në emër të Edi Ramës për foton me Obamën