Gjendet e djegur makina që u përdor në atentatin e Sarandës

Një makinë e djegur është gjetur në Kakome dhe dyshohet se u përdor nga atentatorët e Rudin Haxhiajt në Sarandë mbrëmjen e së mërkurës. Mjeti i djegur është një makinë tip “Benz” me targa greke. Nga verifikimet e policisë rezulton se automjeti është në pronësi të një 33-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, i cili kishte denoncuar vjedhjen e makinës që në 25 dhjetor të vitit të kaluar. Rudin Haxhiaj u qëllua me breshëri automatiku, ndërsa ishte duke parë një ndeshje futbolli në një pikë bastesh në qytetin e Sarandës. Nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person, por pati vetëm dëme materiale. Ky ishte atentati i tetë, të cilit ish-oficeri i Krimeve Rudin Haxhiaj i kishte mbijetuar.
Ndërkohë, një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur me litar pranë banesës së tij. Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës. Eshtë gjetur i vetëvarur shtetasi E.B., rreth 35 vjeç. Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së këtij shtetasi.
Viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvaruar me litar. Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSkafi me 1.5 ton drogë i kapur në Malin e Zi u nis nga Vlora
Artikulli tjetërGjykata lë në burg pa afat mësuesin monstër