Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugë. Policia raporton se ka mbetur i vdekur një 34-vjeçar Kreshnik Dashaj, i cili është gjetur i shtrirë në tokë pranë në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave.
Dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën. 34-vjeçari, i cili kishte pak vite që jetonte në Vlorë, ankohej prej kohësh nga zemra. Po ashtu mësohet se ai ishte baba i një fëmije dhe po shkonte në punë, pasi punonte në një fasoneri këpucësh.
Informacioni i policisë
Vlorë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.