Në qytetin “Studenti” është gjetur një person i pajetë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po kryen hetimet e nevojshme mbi ngjarjen.
Deri tani sipas informacioneve të para personi i cili ka humbur jetën, dyshohet që ka pësuar një arrest kardiak.
Personi është gjetur i pajetë saktësisht në fushat e qyteti “Studenti”.
Njoftimi i policisë
Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.