Gjendet i vrarë biznesmeni në Dajt

Dy javë nga zhdukja, biznesmeni 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha, u gjet i vrarë mes maleve te fshatit Qafë Mollë, i mbuluar me zhavorr.

Grupi hetimor është i paqartë për motivet e krimit, por njoftoi se ka vënë në pranga me akuzë zyrtare shtetasin Fredi Rrushi, një i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Kanë qenë një kamera sigurie në një nga bizneset e vetme në zonën ku u rrëmbye Hoxha, që kanë kapur makinën e Fredi Rrushit për herë të fundit, duke drejtuar grupin hetimor drejt Qafë Mollës, aty ku u kryen disa ditë kërkime.

Qentë gjurmues gjetën fillimisht xhupin e 43-vjeçarit me gjak dhe më tej nëpërmjet kontrolleve, në këtë vend që shihni në pamje u gjet i mbuluar me zhavorr trupi i pajetë.

Nga çfarë është vërtetuar deri më tani, rezulton se Ruzhdi Hoxha ka qenë duke konsumuar kafe mbrëmjen e 20 Tetorit në një lokal në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Më të kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe Ferdinand Rrushi. Ky i fundit e ka marrë në makinë dhe më tej është nisur në drejtim të Dajtit.

Megjithatë Rrushi ka mohuar të ketë gisht në rrëmbim dhe vrasjen e 43-vjeçarit, duke pretenduar para hetuesve se e kishte lënë atë në zonën e njohur si “Treshi” pa hyrë në Kamzë. Por ky version u rrëzua nga hetimet.

Policia ende nuk ka mundur të gjejë makinën me të cilën lëvizën viktima dhe vrasësi i tij. Dyshohet se shkak i vrasjes janë borxhet, por edhe aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të kanabisit, pasi nga kontrollet u gjet edhe një parcelë me bimë narkotike, që dyshohet se është në pronësi të Fredi Rrushit.

Artikulli paraprakPlagoset me armë një person te ish-blloku, gjendet i dekompozuar trupi i një 62-vjeçari në Vlorë
Artikulli tjetërSituata e rëndë kriminale, Salianji: Qeveria e dorëzuar!