Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në Korçë. Burime nga policia thanë se, rreth orës 09:50 kanë marrë njoftimin se në fshatin Vreshtas, Maliq në afërsi të banesës të tij është gjetur i pajetë trupi i 22-vjeçarit me inicialet R. B. Në afërsi të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Nga kryerja e këqyrjes së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvrarë. U ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Kryesore
Continue to the category“Porositi lajme dhe sulme nga burgu, dolën edhe në media kombëtare!”/...
Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për procesin ndaj Veliajt dhe përgjimet e tij...