Një person është gjendur në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë në orët e pasdites, ku edhe mësohet se ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur pranë Liqenit Artificial, rreth orës 18.00. Personi është pikasur fillimisht nga disa kalimtarë.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.