Gjendet një mjet i braktisur në afërsi të Greqisë, dyshohet se është përdor nga 4 shqiptarët që u arratisën nga burgu

Në periferi të Irakleo-Rethimno, në afërsi të Hanias në Greqi, është gjetur një automjet i braktisur.

Mjeti raportohet të jetë vjedhur gjatë natës në Hania dhe dyshohet se është përdorur nga 4 shqiptarët dhe 1 pakistanez që u arratisën mbrëmë nga një burg i vendit helen.

Nga të dhënat më të fundit, mësohet se një prej shqiptarëve është arrestuar në 2016, si pjesë e një bande të madhe shqiptarësh që kryenin grabitje, madje në një rast, ata dyshohet se kanë vrarë një të moshuar.

Tre shqiptarët e tjerë janë dënuar për trafik droge, ndërsa pakistanezi për 3 vrasje.

 

Artikulli paraprakKandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës
Artikulli tjetërKandidati i PD për Dibrën, Luan Haka, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës