Gjendet i vdekur infermieri në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin këtë mëngjes. Një person është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta. Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaku që ai ka humbur jetën. Dyshohet se viktima ka punuar infermier në Njësinë Administrative Lunik në Bashkinë e Librazhdit.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë parë një trup të pajetë, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë. Sakaq, trupi i personit të pajetë është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për t’ju bërë autopsia. Po ashtu mbetet mister dhe identiteti i viktimës.
Viktima mendohet të jetë nga fshati i Lunikut nga Librazhdi ku pikërisht në atë fshat ai ka ushtruar punën si infermier. Trupi i pajetë  është  dërguar në  morgun e spitalit rajonal, ndërkohë policia ka filluar menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Artikulli paraprak8 mijë euro për një vendim, arrestohet avokati në Tiranë
Artikulli tjetërKush është anëtari i “Bandës së Lul Berishës” që u lirua nga burgu