Ditën që RAI3 publikoi raportin mbi drogën shqiptare në Itali, ku thuhet se wshtw 12-fishuar mbjellja e kanabisit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zyrtarizoi pa vetëdije rrugën që do ndiqte qeveria për të kundërsulmuar. Ai shpalli kazan median Rai3 dhe nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i telefonoi mikut të tij dhe njëkohësisht lobistit D’Alema, i cili u angazhua të mbyllte sa më mirë raportimin.
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri ka shkruar një status në Twitter duke i lajmëruar shqiptarët për një përgjigje të policisë italiane. Por, mesa duket “përgjigja” e Policisë Italiane është gënjeshtra e radhës e kryeministrit Rama.
Materiali i postuar në Twitter nga kryeministri Rama nuk është deklaratë e policisë italiane, por deklaratë e një OJF-je të një miku të kryeministrit Rama që manaxhon projektin IPA të Bashkimit Europian. Një kërkim në faqen zyrtare të policisë italiane të jep të kuptosh që nuk ka asnjë deklaratë që mohon apo rrëzon imvestigimin e Rai3.
Duket se lobimi i D’Alemas ka funksionuar më së miri për të shpikur një përgjigje fasadë dhe për të sulmuar Rai3 apo për ta vendosur nën presion. Kryeministri ka gëzuar një fitore të vogël. Ka mundur të prodhojë një raport fallso.
Kryeministri Rama njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish- liderë të së majtës botërore. Ai në vitin 2013 përdori Tony Blair dhe firmën e tij të lobimit që i siguroi disa shkrime të rëndësishme dhe lobim të fortë në kancelaritë perëndimore. Pastaj përdori partinë SPD dhe lidhjet shqiptare në Gjermani për të luhatur dhe sulmuar rivalin Basha. Sot, lidhjet e tij me D’Alemën i kanë siguruar Ramës një miqësi jo vetëm me Renzin, por edhe lajme fasadë që shiten për raporte policie që nuk thonë gjë.