Nga Taulanda JUPI
Ku i keni “gjeneral”!?
Ku i keni “gjeneral”!?
Ku e keni sigurinë?
Ku e keni ekonominë?
Ku e keni reformën në drejtësi?
Ku e keni reformën në arsim?
Ku e keni reformën në shëndetësi?
Ku i keni standartet në zgjedhje?
Ku i keni integrimin dhe negociatat?
Ku i keni investimet strategjike dhe jo vetëm?!
Ku i keni premtimet e pambajtura të Rilindjes, “gjeneral”?
Sot, shqiptarët e kanë kuptuar se drejtohen nga individë me synime makiaveliste, objektivi i të cilëve, pas pasurimit përmes zhvatjes pa masë, pa sens dhe pa kufi, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i privuar gjithsecilit të ardhmen europiane.
Në fund të gjithë këtij rrugëtimi të lodhshëm e rraskapitës, shqiptarët nuk duan të bëjnë më popullin VIKTIME, që për dreq drejtohen nga politikanë pa ideale, pa parime morale, pa vizionin e duhur që mund të projektojë Shqipërinë e të ardhmes.
Sot shqiptarët e realizojnë qartësisht se me votën e tyre, ata shihen si bashkëpunëtorë në zgjedhjen e politikanëve të korruptuar, mashtruesve, kriminelëve, hajdutëve dhe tradhëtarëve.
Kriza e përfaqësimit, ka sjellë në nivelet më të larta të politikës modele të tilla individësh të cilat nuk kanë as fare të bëjnë me moralin dhe vlerat përfaqsuese të një shoqërie europiane.
Ndaj përveç varfërisë, vjedhjes, zhvatjes, mashtrimit, korrupsionit, sundimit, më #25Prill , më së shumti shqiptarët do të votojnë për një model MORALI.
Kjo në dukje është idealiste, por demokracia funksionale është vlerë morale, përpara se të jetë politikë.
Pështatje nga shkrimi Gjenerali i “ ushtrisë së vdekur” – Korrik 2019