Gjeopolitika e Europës Lindore

“Geopoliticus”

Këtë vit Shtetet e Bashkuara nisën të konvertojnë vendet relativisht pak të lidhura europianolindore në një bllok serioz antirus. Kjo ndodhi në kundërpërgjigje të veprimeve të Rusisë në Krime dhe trazirat në Donbas. Veç kësaj, Rusia e ka rritur bashkëpunimin e saj (përfshi atë ushtarak dhe teknik) me Kinën, Indinë, Iranin dhe Amerikën Latine. Në kundërpërgjigje, amerikanët janë përqendruar në strategjinë e tyre tradicionale anakondë.
I gjithë aktiviteti amerikan në rajon duhet të interpretohet nëpërmjet prizmit të Teorisë së Rimland të Harold Mackinder, për shkak se ka mbetur një gurthemeli thelbësor e gjeopolitikës qysh nga 1900. Qysh nga formulimi i kredos që gjejmë në doktrinën e Mackinder, asgjë nuk ka ndryshuar.
Ekzistojnë dy pika kyçe në atë çka ai e quan Rimlandi Euraziatik – Lindja e Mesme dhe kordoni sanitar në Europën Lindore. Në Lindje të Mesme, atlantistët përdorin një strategji kaosi të kontrolluar, ndërsa në Europën Lindore shikojmë një kombinim të këtij modeli (Ukrainë) dhe një orvatje për të krijuar një grusht antirus satelitësh europianolindorë amerikanë.
NATO ka demonstruar praninë e saj në Europën Lindore dhe ka fuqizuar komponentin ushtarak të saj. Ka plane për të vendosur trupa shtesë në Europën Lindore. Në mënyrë të veçantë kjo i aplikohet Polonisë, Rumanisë dhe vendeve balltike. Qysh nga prilli i vitit të kaluar, një numër manovrash ushtarake janë realizuar brenda strukturës së implementimit të Operacionit Vendosmëria Atlantike. Manovrat nuk do të përfundojnë për një vit; ato po zhvillohen në Europën Lindore, kryesisht në shtetet balltike, ashtu si edhe në Rumani, Poloni dhe pjesërisht të prekurën Republikë çeke. Manovra po kryhen gjithashtu në Detin Balltik dhe Detin e Zi.
Objektivat e këtyre aktiviteteve janë: si tregim force, për të demonstruar praninë e NATO-s në rajon, fuqizimin e bashkëpunimit ushtarako–teknik midis vendeve aleate dhe për të përmirësuar cilësinë e ndërveprimit midis shërbimeve të armatosura respektive amerikane dhe të vendeve aleate të tyre europianoperëndimorë e europianolindorë.
Vendet kyçe këtu janë shtetet balltike, Polonia dhe Rumania. Duhet të përmendet se përveç manovrave ushtarake në këto vende, ka pasur një rritje në sasinë antiruse në rajon, duke përfshirë edhe arrestime dhe kërkime për ata që guxonin të kishin pozicion të pavarur në politikat e jashtme e vendeve të tyre. Më flagrante qenë rastet e nacionalistëve lituanezë që u akuzuan për botimin e teksteve të Alexandr Dugin në uebsajtin e tyre. Vdekja e pazakontë dhe e parakohshme e Vlad Hogea, lideri i ri i Partisë Rumania e Bashkuar në dhjetor të 2014, mund të krahasohet me vdekjen njëlloj të çuditshme të Andrzej Lepper në gusht të 2011 (lideri i partisë populiste të krahut të djathtë, Vetëmbrojtja në Poloni). Këto ilustrojnë sesi të qenit pjesë e opozitës në Europën Lindore mund edhe t’ju kushtojë jetën. Pse po u kushtohet kaq shumë vëmendje shteteve balltike, Polonisë dhe Rumanisë?
E para, ekziston një arsye e pastër gjeografike: shtetet balltike, Polonia, Ukraina dhe Rumania e bllokojnë Rusinë, duke e ndarë atë nga Europa Qendrore dhe sidomos nga Gjermania. Me pjesëmarrjen e këtyre vendeve, një kordon sanitar që shkon nga Balltiku në Detin e Zi mund të ndërtohet më së miri. Për ta arritur këtë, këto vende mjaftojnë.
E dyta, dy prej këtyre vendeve, Polonia dhe Rumania, janë më të mëdhenjtë në Bashkimin Europian lindor në sipërfaqe e popullsi dhe kanë potencialin më të madh ushtarak në rajon. Popullsia polake është 38346279 dhe personeli aktiv i saj është 130000 njerëz. Për Rumaninë, këto shifra janë respektivisht 21730000 dhe 73000. Për krahasim, ushtria hungareze numëron vetëm 29000 dhe Serbia ka vetëm 20000 njerëz. Të dyja vendet (Rumania dhe Polonia) kanë industritë ushtarake të tyre dhe Polonia ka mbi gjysmë milioni trupa rezervë.
Në të dyja vendet, elitat dhe njerëzit e thjeshtë tradicionalisht i perceptojnë vendet e tyre si avamposte të Europës e të botës perëndimore në tërësi dhe e shohin veten si mbrojtës nga armiqtë lindorë. Të dyja vendet kanë zhvilluar koncepte gjeopolitike që e justifikojnë ekspansionizmin drejt Lindjes. Në Poloni, ky është një version i idesë së vjetër jagellone, e emërtuar sipas dinastisë që sundoi gjatë Rzes Pospolita. Idetë kryesore u formuluan një shekull më parë. Ato janë koncepti i Intermarium-it dhe Prometheism-it, ashtu si edhe i ULB-së (Ukrainë – Lituani – Bjellorusi apo Giedraitis – Meroshevsky). Ndërsa versionet e tjera të linjës së mendimit  jagellone përmbajnë një axhendë revanshiste të qartë, doktrinat Intermarium, Prometheism dhe ULB pretendojnë të jenë pastërtisht liberale. Ata supozojnë një rol kyç polak në sjelljen e “demokracisë: në Ukrainë e Bjellorusi dhe propozojnë gjithashtu të planifikojnë shkatërrimin dhe copëzimin e hapësirës gjeopolitike të Rusisë. Është domethënëse se këtë vit koncepti i Intermarum u diskutua gjallërisht në publik, jo vetëm në Poloni, por edhe në Ukrainë e Bjellorusi. Në Rumani, ata kanë pretendimet e tyre lindore: vendi ruan pretendime ndaj Moldavisë e Transnitrisë dhe shumë mbështesin konceptin antirus të “gjeopolitikës së ortodoksisë”, që u përpunua nga analisti gjeopolitik rumun, Simeon Mehedints dhe bazohet në mohimin e rolit të Rusisë si lidere e botës ortodokse. Kështu, që traditën gjeopolitike rumune, është vendimtare të këmbëngulet në politikën e pavarur nga Rusia dhe të retorikën ortodokse konservatore kundër Rusisë.
Arsyeja e tretë: historikisht, asnjë prej këtyre vendeve nuk ka qenë mik i ngushtë i Rusisë apo i Gjermanisë. Ky perceptim bazohet mbi historinë e luftërave, nënshtrimin dhe rolin e sotëm drejtues të Gjermanisë në Bashkimin Europian. Bizneset gjermane dhe austriake kanë vlerë pothuajse të gjitha trojet, resurset dhe industritë në Rumani dhe Poloni. Kështu, refuzimi i hegjemonisë perëndimore në këto vende shpesh katandiset në gjermanofobi banale. Ky faktor është përdorur shpesh nga Soros dhe partnerët e tij, të cilët penetrojnë masivisht të gjitha lëvizjet e protestës kundër shkatërrimit dhe plaçkitjes së rezervave natyrore të vendit. Kjo kidnapon riorientimin e këtyre vendeve dhe mundësinë e tyre për të hyrë në çdo projekt kontinentalist.
Në shtesë të këtyre arsyeve objektive, ekziston edhe një subjektive: dëshira e të dy vendeve për të përfituar nga roli i privilegjuar si partner i Shteteve të Bashkuara me qëllim që të rrisin profilet respektive të tyre në rajon. Veç kësaj, për Rumaninë ka edhe një arsye tjetër: ajo do që ta përdorë mbështetjen e jashtme të Amerikës për të fuqizuar pozicionin e saj në Transilvani. Në një kohë kur Hungaria nuk u nënshtrohet diktateve të Shteteve të Bashkuara, rumunët shpresojnë që t’i ndalojnë pretendimet hungareze ndaj rajonit nëpërmjet transformimit të vetes në një aleat kyç të Shteteve të Bashkuara në Europën Juglindore.
Roli i vendeve të tjera europianolindore është më pak i rëndësishëm. Megjithatë, atlantistët i mbajnë parasysh. Kini parasysh se në Hungari, Shtetet e Bashkuara janë orvatur në mënyra të ndryshme që ta influencojnë politikën e Viktor Orban, bile edhe duke ju drejtuar përdorimit të revolucioneve me ngjyra. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara iniciuan një krizë politike në Maqedoni në janar të 2015, pasi ish-Kryeministri Nikola Gruevski, ra dakord t’i bashkohej projektit Turkish Stream.
Kriza maqedonase tregoi se, atlantistët qenë në gjendje të përdorin organizata të ndryshme ekstremiste në Ballkan dhe luajnë kartën e ekstremizmit islamik. Kjo është e vërtetë në rastin e Bosnjes, ku ka pasur sulme të ngjashme terroriste kohë më parë.
Ndoshta vendet europianolindore më të amerikanizuara janë ato balltike, një fakt që bëhet i rëndomte kur mendoni se të tre vendet kanë pasur presidentë që janë rritur në Amerikën Veriore. Presidentja e Letonisë, Vaira Vīķe-Freiberga, që ka kaluar shumicën e jetës së saj në Montreal, qe instrumentale në bërjen e Letonisë anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Europian dhe në vijim të mandatit të dytë të saj, ajo u konsiderua për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Presidenti estonez Toomas Ilves, që aktualisht po mëshon për krijimin e stacionimit të trupave të NATO-s në kufirin perëndimor të Rusisë, u rrit në New Jersey, u diplomua në Columbia University dhe e nisi karrierën politike të tij si propagandist antirus në Radion “Europa e Lirë”.
Sigurisht, ka vende europianolindore që po orvaten të ruajnë një politikë disi më të pavarur, të tillë si Hungaria, Sllovakia, Serbia, Maqedonia dhe Greqia (që tradicionalisht nuk konsiderohet pjesë e Europës Lindore, por në termat e gjeografisë është pjesë e rajonit). Megjithatë, potenciali i tyre është i kufizuar. Më e rëndësishmja, asnjëri prej tyre nuk është thelbësor në krijimin e një kordoni sanitar. Për këtë arsye, na duhet që të fokusohemi mbi Poloninë, Rumaninë dhe shtetet balltike, me Poloninë dhe Rumaninë që janë më të rëndësishmit. Kjo është gjeografi puro: Rumania mbyll derën drejt Ballkanit dhe Polonia qëndron midis Rusisë dhe Europës Qendrore. Cila është situata politike në Europën Lindore, sidomos në këto dy vende kyçe?
Aktualisht, sfera e politikës së brenshme dominohet nga struktura atlantiste. Kontinentalistët janë marxhinalizuar, përçarë apo copëzuar dhe formimi i strukturave ka ndalur. Kjo u bë për shembull me projektin Rumania e Bashkuar. Përjashtimet janë Hungaria, Greqia dhe Maqedonia. Lëvizja “Dveri” në Serbi, ka një farë potenciali politik. Popullariteti i Partisë “ATAKA” në Bullgari është në zbehje e sipër dhe struktura të tjera antiatlantiste janë marxhinale. Estonia dhe Letonia mund të mburren se partitë antiruse të tyre (Partia e Qendrës dhe Harmonia) janë më të mëdhatë në vendet respektive, por koalicionet proatlantiste i kanë degdisur ato në opozitë. Një shembull interesant mund të ishte krijimi i Partisë “Ndryshimi” në Poloni, megjithatë ato mbesin të parëndësishme dhe sapo i kanë nisur jetët politike të tyre.
Ajo çka është më interesante është se atlantistët përdorin retorikë konservatore në Poloni dhe në Rumani. Kjo strategji u përdor për vite në Poloni dhe sot është në rritje në Rumani, ka krijuar qendra intelektuale dhe struktura politike që shkrijnë diskursin konservator me një qasje gjeopolitike antikontinentaliste të qartë. Shembulli më spektakolar është uebsajti rumun inliniedreapta.net, që mirëmbahet nga trashëgimtarët e ish-internacionalistëve komunistë me origjinë hebreje (që u ngjajnë neokonëve në Shtetet e Bashkuara).
Kjo strategji mund të shpjegohet qartë, për shkak se vlerat konservatore janë normale për 99 për qind të popullsisë rumune. Mbështetja e disa partive që shikojnë majtas ndaj perëndimorë bazohet në mbështetjen e tyre të qartë të vlerave konservatore (për shembull, Partia “Smer” në Sllovaki dhe Partia Socialdemokrate në  Rumani).
Zakonisht strukturat e tendencës ideologjike socialisht konservatore, socialisht populiste kanë mbështetjen më të madhe midis lëvizjeve dhe partive me një pozicion euro – kontinentaliste. Apelet ndaj vlerave tradicionale dhe sovranitetit të shteteve po e gjejnë vendin e tyre në zemrat e europianolindorëve. Atlasi i Vlerave Europiane, një vlerësim i prodhuar në mënyrë të përbashkët i Europës Perëndimore dhe Lindore që botohet nga studiues në Hollandë, tregon se Europa Lindore është tradicionalisht një bastion i vlerave konservatore.
Rajoni është shtëpi për numrin më të madh të njerëzve me qasje pozitive ndaj kishës në Europë, ashtu si edhe numrin më të madh të njerëzve që e karakterizojnë veten si besimtarë. Europianolindorët janë më pak pozitivë ndaj vlerave gjinore të promovuara nga Bashkimi Europian. Ky potencial mund të kanalizohet, por duhet të përdoret me inteligjencë, nëpërmjet modeleve ideologjike që adresojnë problemet reale që preokupojnë europianolindorët: humbje sovrnaiteti, varësi dhe kriza ekonomike, shitje të tokës dhe të resurseve natyrore të huajve dhe të ardhmen e paqëndrueshme e Bashkimit Europian. Në procesin e implementimit të kuotave të emigrantëve, problemi i emigracionit nga Bota e Tretë mund të shfaqet, sidomos kur ky problem (një dyndje e emigrantëve) bashkohet me një ikje të madhe të popullsisë vendase nga këto vende.
Kështu, modelet ideologjike dhe gjeopolitike që adresojnë problemet reale e europianolindorëve duhet të propozohen nga eruazianistë, jo nga axhenda e majtë në dukje nostalgjike staliniste. Në këto modele, kujtimet historike që janë specifike për europianolindorët duhet të evokohen. Për shembull, imazhi i tyre si mbrojtës të Europës dhe të kristianizmit duhet të riorientohen ndaj mbrojtjes nga liberalizmi, marksizmi kulturor, ideologjia e korrektësisë politike, kapitalizmit oligarkik, plutokracisë dhe forcave të hegjemonisë globale. Duhet të mëshohet se lidershipi amerikan po merr pjesë tani në një axhendë antieuropiane.
Fatkeqësisht, qëndrimet ndaj Rusisë, vendit kyç në projektin euraziatik, nuk janë pozitive kudo. Ndërsa në shumicën e vendeve ballkanike ndjenja popullore mbetet përgjithësisht pozitive, elita është antiruse apo skeptike. Në Poloni dhe Rumani, Rusia perceptohet me një farë ankthi, teksa shumë kapen pas kujtimit të të kaluarave të trazuara të vendeve të tyre. Ky është një problem që duhet zgjidhur. Liderët strukturat kontinentaliste në Europën Lindore nuk duhet të duken si dora e Moskës. Për më tepër, ato nuk duhet të jenë kukulla të Moskës apo të Berlinit, polet transgjeografike kontinentaliste, duhet të gjejnë forca politike (me sa duket në kampin kombëtar – populist) dhe think –tanks që ndajnë një pikëpamje kontinentaliste dhe mund të jenë partnerë më shumë sesa klientë. Ato duhet të jenë të orientuara kryesisht drejt sovranitetit të tyre më shumë sesa rusofilia në vetvete. Kështu pjesa qendrore, europiane dhe euraziatike, duhet të punojë në këtë drejtim.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakMike Pompeo, fajkoi i CIA-s
Artikulli tjetërLlogaria e kasapit