Nga Fidel Castro tek Carlos Andrés Pérez, miqësitë e shkrimtarit kolumbian zbulojnë shumë mbi “qasjen shkencore ndaj pushtetit” të tij. Dhe mbi identitetin latinoamerikan.
Më 5 qershor 1967 doli “Cien años de soledad” i Gabriel García Márquez. Katër muaj e katër ditë më pas, më 9 tetor 1967, u vra në Bolivi Ernesto “Che” Guevara. Në 19 tetor 1967 u shpall se guatemalasi Miguel Ángel Asturias kishte marrë Çmimin Nobel për Letërsinë: latinoamerikani i dytë pas atij të vitit 1945 për kilianen Gabriela Mistral. Pastaj qe viti 1968. Nobeli për García Márquez do të vinte në vitin 1982, një vit pas bestsellerit tjetër të tij, “Crónica de una muerte anunciada”, që ndërpriste 6 vitet pa prodhimtari narrative që kishin pasuar “El otoño del patriarca”. Zyrtarisht, heshtja e gjatë ishte një protestë ndaj regjimit të Pinochet: Gabo kishte thënë se nuk do të shkruante më romane apo tregime deri sa në Kili të mos ishte kthyer liria. Mbajtja e munguar e premtimit të bën të mendosh se kishte gjë tjetër.
Duke zhvilluar një lloj eksperimentalizmi që kishte shërbyer si hapës rruge me “Cent’anni di solitudine”, veçanërisht “El otoño del patriarca” ishte i ngritur mbi një periodizim të komplikuar: dhjetëra e dhjetëra faqe pa pika, që e bënin leximin magjepsës, por edhe të vështirë. Fakti që suksesi i “Crónica de una muerte anunciada” ka përkuar me një rikthim në një periodizim afër me lexuesin e thjeshtë të bën të mendosh se greva, më shumë se çdo gjë tjetër, ka qenë rasti për një pauzë reflektimi të domosdoshme.
“Boom”, fenomeni editorial që i ka vënë autorët latinoamerikanë në krye të klasifikimeve të shitjeve dhe vëmendjes së kritikëvë tradicionalisht ishte i asociiuar me një grup “5 të Mëdhenjsh”: dy nobelistët García Márquez dhe Mario Vargas Llosa (fitues në vitin 2010), argjentinasin Julio Cortázar, meksikanin Carlos Fuentes dhe kilianin José Donoso, libri i vitit 1972 i të cilit, i titulluar “Historia personal del Boom”, lançoi pikiërisht termin. Këta autorë qenë të lidhur me një miqësi të ngushtë ppersonale dhe nga një solidaritet ideologjik, të paktën deri më 1971. Arrestimi atë vit në Kubë i poetit Heberto Padilla e përcau grupin: Vargas Llosa dhe Fuentes u rreshtuan kundër Fidel Castro; me të García Márquez dhe, pas një hezitimi fillestar, Cortázar.
Përpara “Boom”, nga Amerika Latine kishte dalë suksesi i madh botëror i argjentinasit Jorge Luis Borges. Realizmi magjik i bërë bestseller në veprat e García Márquez ka qenë lançuar nga Asturias në vitin 1930 me gjuhën baroke e “Leggende del Guatemala” të tij, por ishte teorizuar dhe përkufizuar në vitin 1949 nga kubanezi Alejo Carpentier, në një parathënie të famshme të romanit të tij “Il regno di questo mondo”.
“Prej virgjërisë së peisazhit, prej ontologjisë, prej pranisë faustiane të indiosit e të negrit, prej zbulimit që përbën zbulimin e fundit të saj, prej metisimeve pjellore që dhuroi, Amerika është larg nga të përfunduarit e masës së të mitologjive të saj. Çfarë është historia e të gjithë Amerikës përveçse një kronikë mrekullie reale?”. Kush shkruan e ka shpjeguar këtë poetikë me një batutë: ajo që duket e shpikur, është e vërtetë; ajo që duket e vërtetë, është e shpikur. Por bëhet fjalë për një vulgarizim paksa shpërfillës. Francesco Varanini, në librin e tij themeltar “Viaggio letterario in America Latina”, kujton shkrimtarët e tjerë latinoamerikanë që do të mund të synonin atë rol prej rrugëhapësi që i është njohur Gabo: nga kubanezi Guillermo Cabrera Infante tek argjentinasit Manuel Mujica Láinez e Manuel Puig, tek kolumbiani Álvaro Mutis. Por shpjegon se pse qe Gabo ai që mbizotëroi: prej një serie rrethanash që besojmë se mund të përfaqësohen mirë me konçidencën e datave nga ku jemi nisur.
Mbi të gjitha, Nobeli për Asturias shënon maturinë e realizmit magjik dhe një disponueshmëri të re europiane për të parë atë që ndodh në nivel letrar në Amerikën Latine: Asturias, Borges, Carpentier, Neruda dhe të tjerë kanë përgatitur terrenin, Gabo me talentin e tij ka ditur të kapë frutet më të pjekura. Intervali midis dy Nobelëve të 1967 e të 1982 përfaqësojnë vatrën e Boom. Fillimisht është përgatitja, më pas revolta e shkrimtarëve të rinj latinoamerikanë kundër modeleve të “Boom”.
Pikërisht vdekja e Che Guevara inkuadron suksesin e këtij “Boom” në nevojën e utopisë që shpërthen në botën e zhvilluar dhe jo vetëm me fenomenin e ’68. Një kontestim që sociologjikisht shpjegohet më një revolucion të shpresave në rritje të një shoqërie që rritet më pak krahasuar me pritshmëritë e gjeneruar nga bumi ekonomin: një situatë e ngjashme me atë që ka përcaktuar valën e fundit e protestave latinoamerikane.
Kulturalisht, ky kontestim kërkon një alternativë ndaj një kapitalizmi që shtyp dhe të një komunizmi sovjetik që e konsideron të vdekur. Dhe e kërkon tjetërkund, në kohë apo në hapësirë: nga folk revival, me fillimin e ekologjizmit, tek miti i Mao Ce Dunit, i Vietnamit apo, pikërisht, i revolucionarëve latinoamerikanë.
Natyrisht, imazhi vlen më shumë sesa përmbajtja. Che Guevara ka bërë tri fushata ushtarake në jetën e tij: një si numri dy i Kubës, kundër ushtrisë së Batista; dy si komandant, por të përfunduar në katastrofa, në Kongo e në Bolivi. Objektivisht është një personazh me spesor më të ulët krahasuar me vietnamezin Giap, që ka mundur japponezët, francezët e amerikanët dhe ka mbajtur larg kinezët. Por Giap është ushtarak klasik, admirues i Napoleonit dhe ka vdekur mbi 100 vjeçar. Kurse Che ka vdekur i ri, martir dhe i fotografuar me pozë prej Jezù Krishti.
E githë Amerika Latine, zonë kulturore në mes midis Perëndimit dhe Botës së Tretë, përfaqëson një zonë mjaft ekzotike sa për të rezultuar magjepsëse, por gjithësi gjuhësisht e kulturalisht e akksesueshme. Në vitet ’70 në Perëndim këndohen këngët në spanjisht e Inti Illimani apo ajo e Comandante Che Guevara, jo ato të vietnamezit të vietkongëve apo ato kinezisht të Revolucionit Kulturor. Miti i Macondo dhe realizmi magjik janë emblemat e kësaj utopie të rrezikshme, por jo shumë.
I lindur në bregdetin atlantik të Kolumbisë, i zbuluar në identitetin e tij në Kolumbinë andiane, gazetar në Venezuelë i revoltës kundër Pérez Jiménez dhe në Kubë i revolucionit castrist, themelues i agjencisë castriste Prensa Latina, mik i eksponentëve më të lartë të “Boom”, mbështetës i Salvador Allende, mik me panamezin Torrijos, banor i Meksikës, i varrosur me një homazh të përbashkët të Presidentit kolumbian Juan Manuel Santos e atij meksikan Enrique Peña Nieto dhe me një marrëveshje për shpërndarjen e hirit të tij midis dy vendeve – Gabo përfaqëson gjeopolitikën e kësaj ëndërre latinoamerikane.
Trajektorja ideologjike e tij ka qenë ndoshta më e kompplikuar nga sa mendojnë vlerësuesit dhe denigruesit që me ngut e kanë damkosur pa mëdyshje si mbështetës të Fidel Castro. Po aq besnik Gabo ka qenë për shembull në raportin e tij personal me Carlos Andrés Pérez, edhe aty duke sfiduar malet me polemika, në këtë rast me prejardhje nga e majta.
Pikërisht qarku i shkurtër midis miqësisë së tij për Fidel Castro – mik me Hugo Chávez – dhe ajo për Carlos Andrés Pérez kundër të cilit Chávez tentoi grusht shtetin e tij shpjegon heshtjen e tij të shurdhët ndaj fenomenit bolivarian. Gabo nuk mund të zgjidhte midis miqsh që ii donte njëlloj.
Por Gabriel García Márquez ka qenë mik edhe me Bill Clinton dhe në vitin 1998 i dha një mbështetje të bujshme zgjedhjes së konservatorit Andrés Pastrana në presidencën e Kolumbisë. Për sa i përket ikonës latinoamerikane dhe të realizmit magjik, biografi i tij Gerald Martin ka shpjeguar se Gabo nuk e duronte dot Asturias, e injoronte letërsinë latinoamerikane e kolumbiane përpara tij dhe ishte formuar sipas modeleve europiane dhe amerikane: Franz Kafka, Ernest Hemingway, William Faulkner, Virginia Woolf, deri edhe Vittorio De Sica.
Në thelb, identiteti latinoamerikan është pikërisht ky. Kultura europiane dhe perëndimore që ripërpunohet në një kontekst ndryshe dhe trannsfigurohet në diçka krejtësisht të re. Të njëjtën miqësi të paoksidueshme të ruajtur me Fidel nga kohërat e revolucionit kundër diktatorit Fulgencio Batista – pavarësisht rrëshqitjes autoritare – e ruajti edhe me liderin socialdemokrat venezuelian Carlos Andrés Pérez (CAP) nga kohërat e revolucionit kundër Pérez Jiménez – pavarësisht rrëshqitjes liberiste në mandatin e dytë si President, akuzat ppër korrupsion dhe shtypja e përgjakshme e revoltës së Caracas e vitit 1989 e kryer nga CAP.
García Márquez ka shkuar të jetojë në Barcelonë kur Franco ishte akoma gjallë. Disidenti kubanez Carlos Alberto Montaner, bashkëautor i “Manuale del perfetto idiota latino-americano”, hipotezoi se raporti i Gabos me pushtetin ishte i tipit shkencor: donte t’i njihte liderët në mënyrë që t’i riprodhonte në veprat e tij.
(nga Limes)
Përgatiti
ARMIN TIRANA