Gjergj Meta: Unë do të votoj! Voto dhe ti, por jo atë që të blen votën!

“Kushdo që të jesh, çfarëdo që të besosh – voto! – Ky është mesazhi që ka përcjellë sot, Ambasada e Suedisë për qytetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.  – Ushtroje të drejtën tënde demokratike këtë fundjavë. Do të votojë Ipeshkvi Gjergj Meta – dhe shpresojmë që të votoni edhe ju! Sepse demokracia është e paçmueshme.”

Në vijim, Ambasada e Suedisë ka dhënë video-mesazhin sensibilizues nëpërmjet Ipeshkvit Meta, ku theksi vihet te rëndësia e të votuarit jo të atyre që blejnë votën apo kërcënojnë zgjedhësit.

“Përshëndetje! Unë jam Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit. Ditën e diel kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj. Dhe po ashtu të ftoj edhe ty të shkosh të votosh. Por voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën ose atë që të kërcënon. Demokracia ëhstë shumë e rëndësishme për ne!”

Artikulli paraprak“Misioni…” i Bashës si refleksion dhe vizion!
Artikulli tjetërRama shpërndan tollonë nafte për fermerët në Vlorë dhe Fier, vetëm pak orë para votimeve