Gjergji Nika: Do rikthejmë institucionet në Vlorë – qyteti meriton më shumë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Vlorë, Gjergji Nika, ka shpallur një ndër angazhimet e tij kryesore për legjislaturën e ardhshme: rikthimin në Vlorë të institucioneve rajonale që janë zhvendosur padrejtësisht në qytete të tjera.

Në një deklaratë publike, Nika thekson se, si ligjvënës, do të punojë për të rikthyer jetën institucionale në Vlorë, duke përmendur konkretisht:

Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, e zhvendosur në Gjirokastër;

Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, e zhvendosur në Fier;

Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, e zhvendosur në Lushnje;

Drejtorinë Rajonale të Arkivave, gjithashtu e zhvendosur në Lushnje.

“Të gjitha këto institucione janë pjesë e identitetit administrativ dhe zhvillimit të Vlorës. Zhvendosja e tyre përbën jo vetëm një humbje të aksesit për qytetarët, por edhe një nënvlerësim të padrejtë ndaj një qarku të rëndësishëm si Vlora.”, deklaron Nika.

Ai shton se Vlora meriton më shumë, dhe se angazhimi i tij është të rikthejë funksionin institucional aty ku i takon.

“#Voto4 – Për një përfaqësim që rikthen institucionet në shërbim të qytetarëve.”

Artikulli paraprakReflektim në ditëlindjen e Kombit!
Artikulli tjetërAlfred Ahmetcenaj: 11 Maji është një mundësi për t’u bashkuar për vlerat që na bashkojnë