Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale ku i bën thirrje qytetarëve të besojnë te ndryshimi dhe te mundësia për një Shqipëri më të drejtë, pa korrupsion.
“Gjithçka është e mundur, nëse ndalojmë korrupsionin,” shprehet Nika, duke theksuar se paratë publike që sot përfundojnë në xhepat e një grushti njerëzish, nesër mund të investohen për të rinjtë, për familjet dhe për të ardhmen e vendit.
Në mesazhin e tij, Nika shprehet me besim dhe vendosmëri, duke përcjellë një apel për reflektim dhe veprim nga ana e qytetarëve:
“Paratë që sot i marrin 7×7=313, nesër do shkojnë aty ku duhen – për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për të gjithë.”
Ai mbyll mesazhin me thirrjen për të votuar për Koalicionin Euroatlantik më 11 Maj:
“Beso te Shqipëria. Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik!”
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqipëria
#NdaloKorrupsionin