Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë publike, Nika shpjegon se sot, në orën 10:00, ishte parashikuar të mbahej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutoheshin projekt-vendime të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën sociale, ekonomike dhe juridike të qytetarëve.
Ndërsa këshilltarët e opozitës ishin të gjithë të pranishëm në sallë që në orën 09:50, vetëm 10 nga 34 këshilltarët socialistë u paraqitën. Për pasojë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm, mbledhja dështoi dhe këshilltarët e opozitës u larguan në orën 10:30.
Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialist për të mbledhur pjesën tjetër të këshilltarëve, mungesa e tyre vazhdoi, duke treguar, sipas Nikës, një mungesë respekti të thellë ndaj qytetarëve dhe përgjegjësive institucionale.
“Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste!” — thekson Gjergji Nika, duke bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që më 11 maj t’i ndëshkojnë me votë ata që nuk i përfaqësojnë dhe që nuk respektojnë detyrat e tyre publike.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Vlorës!
Ditën e sotme në orën 10:00 ishte planifikuar për tu mbajtur mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë Vlorë.
Në ketë mbledhje sipas rendit të ditës do të diskutoheshin disa projekt-vendime të rendësishme sociale/ekonomike/juridike të cilat kanë impakt direkt tek qytetarët.
Të gjithë këshilltarët e opozitës ishin në sallën e mbledhjes në orën 09:50 për të filluar mbledhjen, e kundërta ndodhi me këshilltarët socialistë të cilët prej 34 këshilltarëve që i perfaqësojnë ishin vetëm 10 prej tyre!
Këshilltarët e opozitës u larguan ne oren 10:30 nga salla e mbledhjes pasi nuk u bë kuorumi për vazhdimin e kësaj mbledhje , edhe pas tentativave të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialistë për ti thërritur me ngulm keshilltarët të ishin pjësëmarrës në mbledhje prapë socialistët nuk u përgjigjën!
Të nderuar qytetarë këta këshilltarë nuk ju perfaqësojnë dhe arroganca ka vetëm një emër Partia Socialiste!
Më 11 Maj duhen ndëshkuar me votë KUNDËR!
#voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#vlorameritonmeshume