Qarku i Vlorës, i njohur për vitalitetin dhe shpirtin konkurrent të të rinjve të tij, është epiqendra e një vizioni të ri për sportin shqiptar. Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika, angazhohet për rishikimin e ligjit të sponsorizimit, i cili do të ketë një impakt të menjëhershëm për zhvillimin e sportit në vend. Programi parashikon rritjen e buxhetit për sportin, ndërtimin dhe restaurimin e infrastrukturës sportive, si dhe rikthimin e dinjitetit për sportistët përmes reformave në pagat dhe menaxhimin e klubeve. Një tjetër masë konkrete është punësimi i 1500 trajnerëve të rinj në shkolla, për të lehtësuar barrën financiare të familjeve që aktualisht paguajnë deri në 2000 euro në vit për trajnime private. Sporti do të kthehet në prioritet kombëtar – në funksion të shëndetit, edukimit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Postimi i plotë:
Qarku i Vlorës njihet për vitalitetin, forcën, vendosmërinë, pasionin, natyrën konkuruese e dëshirën për të fituar apo sfiduar.
Programi ynë për sportin përfshin edhe rishikimin e ligjit të sponsorizimit. Aplikueshmëria e këtij ligji do të ketë një impakt të menjëhershëm.
Ne do të rishikojmë ligjin e sponsorizimit për:
Rritjen e buxhetit për sportin;
Ndërtimin e terreneve të reja sportive;
Restaurimin e infrastrukturës aktuale sportive;
Rikthim të dinjitetit për sportistët, me reforma që përfshijnë privatizimin e klubeve dhe rritjen e pagave;
Punësimi të 1500 trajnerëve të rinj në arsimin parauniversitar, duke mbështetur familjet që aktualisht shpenzojnë deri në 2000 € në vit për trajnime private.
✅ Voto Numrin 4 |
#KoalicioniEuroatlantik |
#ShqipëriaMeritonMëShumë |