Gjergji Nika vijon prezantimin e pjesëve të programit të Koalicionit Euroatlantik

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergji Nika, ka prezantuar sot angazhimet kryesore të këtij koalicioni për transformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Ai e cilësoi shëndetësinë shqiptare si më të keqfinancuarën në rajon, ku qytetarët paguajnë më shumë se të gjithë fqinjët dhe katër herë më shumë se mesatarja e BE-së, por marrin shërbimin më të dobët.

Sipas Gjergji Nikës, Koalicioni Euroatlantik angazhohet për një reformë të thellë të sistemit shëndetësor dhe farmaceutik.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot, sistemi shëndetësor shqiptar është më i keqfinancuari në rajon, ku askush nuk paguan sa shqiptarët për shëndetin. Shqiptarët paguajnë më shumë sesa të gjithë qytetarët e rajonit tonë, katër herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së, dhe ndërkohë marrin shërbimin më të keq.

Politikat e ndjekura në farmaceutikë sollën largimin e përfaqësive farmaceutike dhe kompanive prestigjioze, duke hapur rrugën e barnave me origjinë të pasigurtë dhe cilësi të ulët, si dhe uljen e numrit të alternativave.

Ndaj, ne angazhohemi të rikonceptojmë skemën e sigurimeve shëndetësore dhe modelin e financimit, si dhe të reformojmë sektorin farmaceutik, si më poshtë:

Forcim të skemës së sigurimeve shëndetësore. Kalimi nga një pagues i vetëm në disa pagues;

Rritje të buxhetit për shëndetësinë, me 50% fondin e rimbursimit dhe fondin e pagave: motivim të personelit që punon me dinjitet, si dhe uljen e numrit të mjekëve që largohen nga vendi;

Anullim të PPP-ve të panevojshme që zhvasin 53 milion euro përmes katër koncesioneve;

Zbatim të parimit “paraja do të ndjekë pacientin” –​Çdo shqiptar do të ketë në dorë kartën e sigurimit shëndetësor, përmes të cilës mund të shkojë të vizitohet ku të dojë, në shërbim publik apo privat, dhe nuk do të ketë nevojë të paguajë nga xhepi;

Krijimi i Agjensisë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore, si mekanizëm kontrolli për çdo shpenzim, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat;

Investim në teknologjinë digjitale – në mbështetje të mënyrës së re të jetesës dhe realitetit të punës në sistemin shëndetësor. Kartela elektronike, si mundësi për pacientin që të vizitohet ku të dëshirojë dhe të mbartë me vete, historikun e tij shëndetësor;

Përmirësim të paketës bazë të sigurimeve shëndetësore – rimbursim bazuar në diagnozë;

Luftë ndaj barnave jo cilësore, luftë mafies së barnave, bllokim i barnave nga vendi i origjinës jo të sigurtë.

Shqiptarët nuk do të paguajnë më ‘qimet e kokës’, për barna që nuk i kurojnë.

Gjergji Nika për Vlorën

✅ Voto Numrin 4 |
#KoalicioniEuroatlantik |
#ShqipëriaMeritonMëShumë |

Artikulli paraprak“Mbështes SPAK me shpirt e me vepra”, Basha: Rama kishte 12 vite të bënte diçka për vendin, por e vetmja gjë që shqiptarët mbajnë mend, është 7×7 = 313
Artikulli tjetërKoalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh