Gjermani-Itali, me gjuhën e statistikave

Statistikat në një ndeshje si ajo mes Italisë dhe Gjermanisë janë gjithmonë interesante dhe rrjeti mediatik gjerman Spox në prag të kësaj përballje në sfidës e quajtur ndryshe si Ger x Ita propozon disa të tilla nisur nga fakti që në 8 përballje në një kompeticion zyrtar, Gjermania asnjëherë s’ka mundur të fitojë ndaj Italisë, duke patur në total 4 barazime dhe 4 humbje. Gjithsesi pancerat mund të krenohen me faktin se nuk kanë pësuar ende asnjë gol në këtë turne, diçka e tillë për këtë kombëtare, në katër ndeshjet e para të turneut nuk ndodhte që nga Botërori, Argjentinë 1978.
Italia njihet ndryshe si kombëtarja e kaltër, por në 19 nga 37 ndeshjet e saj në këtë turne, italianët kanë luajtur me fanellë të bardhë, më shumë se kushdo tjetër në Europian. Në këtë kompeticion, Italia ka fituar 3 ndeshje në total, po aq saç kishte fituar në total, që pas Europianit të vitit 2000. Dhe e fundit, por dhe më interesantja, 15 nga 18 golat që dy skuadrat kanë shënuar në sfidat me njëra-tjetrën janë realizuar në pjesën e dytë të takimit.

Exit mobile version