Gjermania bën bilancin, 3 mungesa në gjysmëfinale

Pasi eliminoi Italinë në çerekfinale të Europianit, Gjermania nis të bëjë bilancin e problemeve për fazen gjysmëfinale. Sami Khedira që u detyrua të dilte nga fusha që në pjesën e parë për shkak të një problemi muskukor sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën e tij në Francë. Të gjitha mediat në Gjermani raportojnë se, dëmtimi i aduktorit në kofshën e majtë nuk mund ta lejojë të kthehet qoftë për finalen, sigurisht nëse Gjermania do të kualifikohet për sfidën që do të përcaktohë ekipin fitues të turneut.
Edhe Mario Gomez, i zëvendësuar gjatë lojës ndaj të kaltërve, është në dyshim për gjysmëfinalen, por të paktën stafi teknik beson se mund të jetë gati për finalen e 10 korrikut. Një tjetër lojtar që ka shfaqur probleme fizike është Jerome Boateng, mirëpo për mbrojtësin e Bayernit bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore, ndaj do të jetë i gatshëm për Low në ndeshjen e radhës.
Mungesë e sigurtë në mbrojtje është ajo e Mats Hummels, i cili u ndëshkuar me karton të verdhë, duke plotësuar numrin 2 që nuk e lejon të jetë në fushë në takimin pasardhës. Duket qartë se Low duhet të bëjë tre ndryshime të detyrueshmë në formacion në sfidën gjysmëfinale, çka ia prish jo pak planet trajnerit të pançerave.

Artikulli paraprak“Mund të ndodhë gjithçka”!
Artikulli tjetërGjermani-Francë i besohet Rizzolit