Gjermania e prerë: As ndryshim kufijsh, as shkëmbim terririoresh mes Serbisë e Kosovës

German Chancellor Angela Merkel (L) sits next to chairman of the parliamentary commission charged with EU affairs Gunther Krichbaum (R) before facing questions from the commission in Berlin June 22, 2011, ahead of the EU summit in Brussels June 23-24. Merkel hailed a confidence vote victory by the Greek government as an "important step" in resolving a perilous debt crisis. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL / AFP / JOHN MACDOUGALL

Për politikanin gjerman kur flitet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘nuk është çështje diskutimi nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Gjermaninë”.

Drejtuesi i partisë Kristian Demokrate në Gjermani, Gunther Kirchbaum, një nga aleatët më të ngushtë të kancelares Angela Merkel, ka folur sërish për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë duke përsëritur edhe një herë qëndrimin e Gjermanisë.

“Gjermania është shumë e qartë, ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve në Ballkan nuk është i mundur. Tërheqja e linjave etnike për Berlinin është një kërcënim”, ka thënë Kirchbaum, shkruan ‘srbijadanas’, transmeton gazeta Express.

Kirchbaum në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, thotë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin parasysh pasojat, kur flasin për një çështje të tillë, pasi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përgjatë konflikteve të viteve 90-ta është provuar që të vendoset kufij në baza entike por dihet se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të trajtohen si njësi të veçanta, në funksion të historisë së tyre të përbashkët.

“Sa herë që diskutojmë zgjidhjet e mundshme për çështje dypalëshe, duhet të marrim parasysh pasojat që mund të shkaktohen për vendet tjera. Prandaj është vendimtare që të veprohet me kujdes”, ka thënë ai, citon Gazeta Express.

Kirchbaum ka paralajmëruar edhe një konferencë që do të organizohet me nismën e Gjermanisë të quajtur “Procesi i Berlinit”, që do të mbahet me anëtarë të shteteve të ndryshme në korrik të 2019-ës,

“Kjo vërteton se e gjithë Evropa është e gatshme që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndër fqinjësore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Kirchbaum.

Për politikanin gjerman kur flitet për noramzlimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘nuk është çështje diskutimi nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Gjermaninë”.

“Në vend të kësaj, Evropa si tërësi duhet të pyet veten, nëse shkëmbimi territorial do të krijojë më shumë probleme në rajon sesa që i zgjidh ato. Vendet fqinje kanë një qëndrim mjaft kritik për opsionin e korrigjimit të kufijve, siç është Maqedonia Veriore me minoritetin mjaft të rëndësishëm shqiptar”, deklaroi aleati i Merkelit, Gunther Kirchbaum.

Ideja e ndryshimit të kufijve duket pjesë e strategjisë së vjetër të Serbisë së Madhe por edhe një lëvizje pragmatiste që Aleksander Vuçiç ka realizuar në këto momente si një mundësi për të dalë nga qorrsokaku ku gjendet Serbia.

Prandaj, sikur ky plan të realizohej, fituesja e madhe do të ishte vetëm Serbia që prej kohësh ëndërron të realizojë planin e Serbisë së Madhe. Ndërsa pro kësaj ideje nuk ka dalë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që e hodhi në publik për herë të parë, por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Exit mobile version