Gjermania e prerë: S’ka demokraci në Shqipëri, të dënohen blerësit e votave

Mesazhe të forta nga Berlini zyrtar. Kërkohen zgjedhje të lira, dënimi i atyre që blenë votat, ndërsa konstatohet se në vend nuk ka demokraci.

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman , Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

I pyetur nga Vizion Plus ish-ministri gjerman i Bujqësisë Schmidt në lidhje me krizën politike në shqipëri shprehet se palët duhet të ulen në dialog.

Christian Schmidt: Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar veten opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë.

Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë demokratëve është çrregulluar rëndë”.

Ndërkohë i pyetur nga Vizion Plus për mundësitë e zgjidhjes se këtij ngërçi, Schmidt thekson se është garancia jane zgjedhjet e lira e të drejta.

Christian Schmidt: Problemet në Shqipëri duhet të zgjidhen para së gjithash nga shqiptarët. Kjo përfshin besimin në mënyrë të besueshme se kriteret Kopenhagenit të BE-së për sundimin e ligjit. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë.

Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen. Testi ardhshëm për këtë do të jetë zgjedhjet lokale në qershor”.

Gjithashtu raportuesi për Shqipërinë Christian Schmidt shpreh shqetësimin e tij është për artikulimet rreth tezes se “Shqipëri se Madhe”. Ai bën apel për vetëpërmbajtje ndërsa thotë se te gjithë duhet te punojnë për integrimin ne Bashkimin Europian.

gjermani 1

Exit mobile version