Gjermania, “fabrika” e yjeve të futbollit

Gjermania fabrika e prodhimit të yjeve të futbollit. Disa prej elementëve më cilësore që ne sot i shohim të luajnë në ekipe të mëdha europiane dikur ka qenë pjesë e Bundesligës, të dalë nga skuadra të njohura ose jo. Njëri prej tyre është Toni Kross, i lindur në Gjermaninë Lindore. Hapat e tij të parë si futbollist i hodhi tek Hansa Rostock, e më pas bëri dhe hapin e tij të madh në karrierë, duke u transferuar tek Bayerni i Mynihut. Debutimin e tij të parë në Bundesligë e regjistron në shtator të 2007. Pas 18 muajsh i huazuar tek Bayern Leverkusen, rikthehet tek bavarezët në sezonin 2010-2011. Përmbush pritshmëritë e të gjithëve. Fiton kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Kampion bote me pancerat në vitin 2014. Sot pjesë e Realit të Madridit, një tjetër sfidë për të, të cilën mund të cilësosh si të përmbushur me sukses.
Mesut Ozil, turko-gjermani, e nisi karrierën e tij, tek Rot-Weis Essen. Luan 30 ndeshje me fanellën e Schalke, më pas transferohet tek Werder Bremen në vitin 2008 deri në 2010. Një tjetër prodhim gjerman, i cili tërheq vëmendjen e të gjithve. Hapi i madh në karrierën e tij ishte tek Reali i Madridit qëndron për tre sezone. Nga 2013 pjesë e Arsenalit. Për “Topçinjtë e Londrës” ai shtylla kurrizore për skuadrën.
Roberto Firminho, askush nuk e njihte përsa kohë ishte pjesë Figueirense në janar të 2011, por diçka filloi të ndryshonte gjatë kohës që aktivizohej tek Hoffenaheim. Në 2015, kur iu bashkua Liverpool-it, bota filloi ta njohë më mirë aftësitë dhe talentin që ai ka.
Kevin De Bryne, e nisi aventurën e tij tek Genk, skuadër që përfaqëson dhe vendin e tij të linjdes. 10 gola dhe 9 asist kur aktivizohej tek Werder Bremen në sezonin 2012-2013. Zgjat vetëm 2 vite aventura e tij me Chelsea. Blutë e Londrës nuk binden nga paraqitjet e tij. Riktheht tek Wolsburg, vetëm për një sezon. Shpërthen me aftësitë e tij tekniko-taktike. Sot pjesë e Man.City, titullar i padiskutueshëm.
Julian Draxel ishte vetëm 17 vjeç e 117 ditë, kur debutonte në Bundesligë me fanellën e Schalke 04. Zhvillon 117 ndeshje me Blutë Mbretërorë, më pas transferohet tek Wolsburg, duke dhënë kontributin e tij të vyer, në sigurimin e vendit të katërt, çka i solli dhe kualifikimin për në Champions League. Transferohet tek PSG, shënon gol që në ndeshjen e tij të parë, fiton Kupën e Konfederatës me Kombëataren e Gjermanisë. Shumë tituj, shumë suksese dhe të mendosh që është vetëm 23 vjeç.
Henrikh Mkhitaryan, tekniku Jurgen Klopp vendosi ta thërriste thjeshtë, Miki, pasi e kishte të vështirë ta shqiptonte emrin e yllit Armen. Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund dhe hapi i madh në karrierë. Nis aventurën e tij me Man.United vetëm 1 vit më parë.
Ivan Rakitiç, Sami Kehdira, Lorey Sane, janë disa emra të tjerë, ose e thënë ndryshe yje të futbollit gjerman, të cilët kanë hedhur hapat e tyre të parë në Bundesligë. Sot shumë skuadra të mëdha, ia kanë besuar pikërisht këtyre elementëve fatin e mesfushës dhe të organizimit të lojës. Të gjithë këta futbollistë janë prodhime “Made in Germany”.

Artikulli paraprakJames tek Bajerni
Artikulli tjetërHetimet me thashetheme të djalit të Trump