Gjermania i mbyll derën Ramës për negociata, mesazh për shqiptarët

German Chancellor Angela Merkel attends a session of the EU committee of the German lower house of parliament, the Bundestag, headed by Gunther Krichbaum (R) in Berlin, September 29, 2010. REUTERS/Thomas Peter

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin gjerman Gunther Krichbaum, gjykon se është ende shumë herët për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
‘Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatave të pranimit me Shqipërinë,’ është shprehur deputeti i CDU-s Gunther Krichbaum.
Në një deklaratë dhënë për gazetën gjermane ‘Welt’, Krichbaum deklaroi hapur qëndrimin e tij kundër hapjes së negociatave:
‘Hapja e negociatave tani do të ishte e parakohshme’, ka thënë ai.
Megjithëse Shqipëria ka nisur ‘reforma të shumta’, për shembull në gjyqësor, ato duhet ‘të zbatohen tani tërësisht’.
Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ‘i cili shpesh depërton në qarqet më të larta të qeverisë,’ argumenton politikani i CDU.
Komisioni Evropian ka ‘treguar naivitet në këtë çështje’.
Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre.
Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çështjeve evropiane të Bundestagut. Në polemikën, Krichbaum ishte treguar poshtërues ndaj Ramës, thonë deputetët gjermanë.

Exit mobile version