Gjermania shuplakë qeverisë: Investitorët kërkojnë siguri ligjore dhe transparencë, jo korrupsion!

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, shpreh kritika të forta lidhur me kushtet që Shqipëria u ofron investitorëve të huaj. Gjatë fjalës së saj në pritjen e përvitshme të Shoqatës Gjermane të Insdustrisë dhe Tregëtisë, diplomatja tha se sipërrmarjet kërkojnë më shumë siguri dhe ministri që nuk janë të korruptuara.
Susanne Schutz: Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezente në tregun shqiptar. Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar. Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri.
Presidentja e DIHA-s u ndal tek fenomeni i emigracionit duke theksuar se është momenti të tregohet kujdes në përmirësimin e kushteve në vend, me qëllim që të frenohet vrulli i emigracionit që po përjeton vendi.
Stephanie Sieg: Si një shoqatë që ka në fokus të saj, përmirësimin e kushteve ekonomike, të cilat janë bazë për nxitjen e investimeve, tregtisë dhe shërbimeve në Shqipëri, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, DIHA ndjek me vëmendje zhvillimet në vend dhe ofron mbështetjen e saj për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Lufta kundër problemeve si korrupsioni, burokracia, papunësia duhet të jetë prioritet i përbashkët i Qeverisë, biznesit dhe të gjithë shoqërisë.
E pranishme në aktivitet, Ministrja e Financave Anila Denaj vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë duke nënvizuar se është një nga 7 investitorët më të mëdhenj në vend, me një portofol prej 123 milionë euro.

Exit mobile version