Gjermania, vendim historik: Për herë të parë, lejohet pa kushtëzime dyshtetësia

Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania përgatitet të lejojë pa kushte shtetësinë e dyfishtë.

Bundestagu ka nisur konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë, i cili vjen me disa risi. E para dhe më kryesorja është se lejohet shtetësia e shumëfishtë për shtetasit e BE-së,  Zvicrës si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare.

Më pas ata duhet të vendosin vetë se cilën shtetësi duhet të mbajnë. Kusht për dhënien e shtetësisë gjermane, sipas ligjit aktual, është heqje e shtetësisë së mëparshme, kujton DË. Ky kusht, anashkalohej vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur shteti i origjinës nuk pranonte t’ia hiqte shtetësinë qytetarit të vet. Raste të tilla kanë qenë për shembull, për shtetasit nga Irani, ose edhe nga Kosova, para shpalljes së pavarësisë. Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane. Risita tjetër është shkurtimi i afateve të sigurimit të shtetësisë.

Me ligjin ekzistues nevojiteshin tetë vjet qëndrimi në Gjermani për të marrë shtetësinë gjermane, por me ligjin e ri ky afat kohor shkurtohet në pesë vjet, e madje edhe në tre vjet nëse personi dëshmon aftësi të veçanta integruese. Por kështu, shkurtohet afati i qëndrimit të prindit për sigurimin e shtetësisë së fëmijëve. Periudha e nevojshme e qëndrimit të prindit në Republikën Federale për marrjen automatike të shtetësisë gjermane nga ana e fëmijëve të lindur në vend do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet.

Bie ndër te tjera edhe kushti për t’iu nënshtruar jetesës gjermane, dhe vihet ai  i njohjes së rendit kushtetues të lirë dhe demokratik. Shtetësia nuk do tu jepet homofobëve dhe burrave të martuar me shumë gra, ose që përçmojnë gratë,  autoritetet përkatëse do të kenë të drejtën të informohen për kandidatin në zyrat përkatëse të prokurorisë publik për vepra penale të bazuara në motive antisemite, raciste ose të tjera përmuese ndaj njerëzve, ndërsa projektligji parashikon edhe përjashtime për disa grupe të caktuara emigrantësh, që jetojnë në Gjermani prej shumë vitesh, e që janë mbi 65-vjeçarë. Ata kanë të drejtë ta marrin shtetësinë pa kaluar në provim gjuhe, dhe pa qenë nevoja të dëshmojnë se nuk marrin ndihma sociale.

Exit mobile version