Victor Sanchez, kapiteni i Espanyol, ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar ndaj Messit gjatë derbit Espanyol-Barcelona, në javën e 22-të të La Liga-s. Sanchez u përpoq për t’i mbyllur gojën me dorën e tij Leo Messit, pasi sulmuesi argjentinas u ankua te gjyqtari për një ndërhyrje të vështirë nga prapa. Víctor Sánchez e shkelmoi argjentinasin nga pas, kur u përpoq të arrinte në zonën e Espanyolit, gjë që shkaktoi rënien e yllit të Barcelonës. Leo Messi u ankua tek arbitri, por Sanchez u përpoq t’ia mbyllte gojën me dorë, veprim i evidentuar nga kamerat televizive. Ai ishte një veprim në minutën e fundit, teksa Messi e nisi këtë transfertë si zëvendësues, erdhi nga stoli. Një vendim i Ernesto Valverde, trajnerit të Barcelonës, i cili habiti shumë, sepse prej një kohe të gjatë Leo nuk ishte lënë në stol. Në fund, megjithatë, trajneri duhej të kthehej tek ai.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën ligjin / Jo vetëm Altin Hajrit, Rama i dha...
Krimi duket se bën ligjin në Shqipëri. Kryeministrit nuk i vjen mirë kur Shqipëria cilësohet si narkoshtet, por faktet flasin vetë. Qeveria dhe krimi...