“Gjestin, Metën,Ramën apo Berishën”, kë zgjodhi Basha për 8 vite në një ishull të shkretë?

Në një intervistë ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, Lulzim Basha u vendos përballë një pyetje jokonvencionale: kë do të zgjidhte si bashkudhëtar në një ishull të shkretë mes Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës apo Gjestit të Big Brother?

Basha zgjodhi me humor Gjestin, duke thënë: “Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…”, duke shmangur kategorikisht çdo afrim me tre figurat politike të tranzicionit.

Pjesë nga intervista:

Rudi: Nëse je në një anije, mbytet anija dhe ngelesh me një njeri tjetër, shpëton ti dhe një tjetër. Shkoni në një ishull të shkret, i cili quhet ishulli 313-t, 8 vite duhet të qëndrosh aty derisa të të shpëtojë një anije. Me kë shkon nga këta personazhe? Kë zghedh, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Gjestin e Big Brother?

Basha: Këto janë zgjedhjet?

Rudi: Katër zgjedhje ke.

Basha: Vetëm katër! Me Gjestin, çfarë të të them.

Rudi: Po pse është fitues, se do fitojë.

Basha: Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…

Artikulli paraprak“Mbështetje për çiftet e reja dhe pensionistët”, Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Pensioni minimal 250 euro, aai mesatar 450 euro
Artikulli tjetër“Sukseset” e Ramës sipas Bashës: Dera e SPAK-ut, cigaret dhe këmishat me vija të shokëve te 313-ta