Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ishte protagonist në javën e fundit në Championshipin anglez me ekipin e tij, Bristol Siti. Në ndeshjen përballë Ipsuiçit, e cila u fitua nga këta të fundit, Mehmeti shënoi një supergol.
Ajo paraqitje fantastike dhe ai supergol u shpërblyen, pasi sulmuesi 23-vjeçar është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës nga “Sky”, sipas “WhoScored”.
Mehmeti është i vetmi lojtar nga Bristol Sitit që është pjesë e më të mirëve të kësaj jave.
Vlen të theksohet fakti se në 28 ndeshje të luajtur në kampionat me fanellën e skuadrës angleze, talenti shqiptar ka shënuar 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.