Gjici i PS, fushatë me mësuesit dhe punonjësit e OSHEE-së

Kandidati i PS-së në Qarkun ë Kukësit, Safet Gjici, ka nisur fushatën e zgjedhjeve me mësuesit dhe punonjësit e OSHEE-së, pavarësisht deklaratave në publik të kryeministrit Rama se, asnjë punonjës i administratës publike nuk do të përdoret në fushatë. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha, pas një mesazhi të dërguar në adresë të tij nga një qytetar. Kandidati i PS është fotografuar, duke bërë fushatë me punonjës të OSHEE-së dhe mësues.
“Qytetari dixhital denoncon pjesëmarrjen e OSHEE dhe mësuesve në fushatën e Gjicit të partisë, njeriut që me rojet vodhi miliona euro në bankë dhe fitoi 64 tendera nga paratë e takspaguesve me kompaninë që vodhi bankën”, shkruan Berisha në Facebook.
“Jam nga Kukësi, kemi biseduar në fb. Desha të bëj një dononcim. Ja shikoi se si po përdoren punëtorët e OSHEE të Kukësit në zonën e Shishtavecit dhe mësuesit në fushatën elektorale nga Safet Gjici, kandidat për PS-në në Kukës. Dy fotot e para janë punëtorët e OSHE, ndërsa në foton e tretë është mësues”, shkruan qytetari nga Kukësi.
Një javë më parë u denoncua publikisht ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila detyronte punonjësit e administratës publike që të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Denoncimi sërish u bë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, duke i dërguar edhe disa foto të Nikollës me punonjësit e administratës në Ministrinë e Arsimit, duke bërë fushatë në Rubik.
Berisha shkruante në një postim në Facebok se, ja me kë bën fushatën Ndrikull Vila, ndrikulla që ka ndërtuar vilën luksoze me paratë e vjedhura për shkak të detyrës! “Qytetari dixhital denoncon: Ndrikull Vilën, sepse del në fushatë me punonjës të Shërbimit Civil si Gerti Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Adriana Berberi dhe Denisa Ruzi, me rroga dhe mjete të Ministrisë fushatë në Rubik!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor po ju dërgoj disa foto që tregojnë angazhimin në fushatën elektorale të punonjësve të MAS përkrah ministres Nikolla në fushatën elektorale në Rubik.
Nga fb i Lindita Nikollës, foto të administratës së MAS në fushatë. Fushata në Rubik, ku shoqërohet me punjonjës administrate. Datë 16 maj Denisa Ruzi, këshilltare për mediat në MAS, Adriana Berberi, drejtore kabineti në MAS, Gerti Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, IZHA si dhe 4 punonjës të MAS”, shkruante qytetari.

Exit mobile version