Gjici kërkon të rrisë çmimin e ujit të pijshëm në Kukës

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Kukës ka organizuar një dëgjesë publike, me Këshillin Bashkiak ku ka propozuar tarifat e reja të propozuara nga enti rregullator, që rrisin çmimin e ujit të pijshëm si për konsumatorët familjarë ashtu edhe për ato publike dhe privat.

Por një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak është shprehur se dëgjesa duhet të bëhet edhe me popullin e Kukësit, duke deklaruar se rritja është e pajustifikueshme duke patur parasysh edhe gjendjen ekonomike të banorëve të Kukësit.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Kukës Vexhi Hoxha e justifikoi mungesën e dëgjesës me popullin me masat anti-covid, ndërsa e ka justifikuar kërkesën për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me përmirësimin e menaxhimit dhe furnizimit.

Por qytetarët të pyetur nmbi propozimin për rritjen e çmimit të ujit janë shprehur kundra. Sipas tyre, institucionet duhet të sigurojnë një herë furnizimin e pandërprerë, pastaj të kërkojnë rritjen e çmimeve.

Artikulli paraprakHeqja e aboneve në Tiranë, qytetarët protestojnë ndaj Veliajt: I pabesë…
Artikulli tjetërHeqja e abonesë së përgjithshme/ “Më duhet të ndërrojë tre urbanë, e papërballueshme për pagën që marrim”