Berat Gjimshiti realizoi një paraqitje mbresëlënëse ndaj Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku Atalanta triumfoi me rezultatin 1-2 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Jo vetëm mur në mbrojtje, në këtë duel kapiteni i Kombëtares shqiptare u pa edhe në versionin Usain Bolt, teksa me një sprint të çmendur nga porta kundërshtare drejt zonës së tij, arriti të thyente një aksion premtues të Milanit, duke i “djegur” një mundësi të artë shënimi skuadrës së Piolit.
Video e sprintit të jashtëzakonshëm të Gjimshitit është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Atalantës. Një moment vërtet special.