Alban DACI
Nese intelektualet dhe te rinjte kishin dilemen per te protestuar apo jo kunder ketij sistemi, ata neser duhet te dalin e ta shporrin.
Kush mund te jete mesazhi i mijera te rinjve dhe te rejave qe kane studiuar ne universitetet me te mira te Botes me emerimin politik te Gjinushit ne krye te Akademise?
Kush mund te jete mesazhi i atyre studenteve qe ne vitet ’90 protestonin per demokraci, liri mendimi e kerkim shkencor te pa censuruar e nderkohe Gjinushi hezitonte qe ne cilesine e Ministrit te Arsimit te zbriste nga makina se i beheshin kepucet ne balte?
Kush mund te jete mesazhi per nderkombetaret qe akoma nuk jane te bindur qe Shqiperia po shkon drejt nje forme te re komunizmi?
Nuk e di nese ka me vend per shprese ne nje vend si Shqiperia ku te gjitha pushtetet i kane ne dore trashegimtaret e xhelateve te regjimit enveriste.
Tashme linea-guide e kerkimit shkencor e akademik ne Shqiperi eshte marksizem-leninizmi.
Edi Rama eshte personi qe ka monopolizuar te gjitha pushtetet duke marre ne fund edhe Akademine e Shkencave.
Fakti qe askush nje ben “like” ne kete postim dhe askush nuk komenton rikonfirmon faktin se Shqiperia jeton ne nje diktature tipike komunise, ku qytetaret jane te frikesuar e te shtypur, njelloj si ne kohen e Enverit.
Une, mendoj se qellimi dhe objektivi kryesor i Bashes eshte e duhet te jete edhe beteja reale e serioze kunder komunizmit.
Kjo beteje per fat te keq nuk eshte imagjinare, por nje realitet dhe nje nevoje emergjente, sepse Shqiperia po rikthehet ne periudhen me te erret te saj duke lartesuar simboliken e komunizmit e duke pervetesuar te njejten politike kunder Opozites apo çdo forme opozitarizmi ne Shqiperi.
Nuk mund te kete progres dhe demokratizim te Shqiperise pa luftuar ma kushte çdo forme mendimi, simbolike apo çdo trashegimtare te komunizmit (ish elites komuniste) qe politiken e pushtetin duan ta vendosin ne sherbimin e rikthimit te modelit enversite.
Shqiperia ka nevoje per nje frymezim te ri antikomuniste, per nje bete te ngjashme kunder çdo linje mendimi komuniste ashtu siç bene SHBA ne vitet ’50.
Thirrjet “Liri e demokraci” qe neser duhet te shoqerohen edhe me thirrjet “Vdekje komunzimit”!