Mëngjesin e sotëm në fshatin Picar të Gjirokastrës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
59-vjeçari me inicialet A.M po qëllonte me armë ndaj qenve të fshatit mirëpo aksidentalisht plagosi edhe kushëririn e tij.
Siri Muro është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga kushëriri i tij. Ishte shpërthimi i saçmës nga gryka e armës së gjahut, ajo e cila dëmtoi kushëririn e tij, i cili ishte në krah të agresorit të qenve.
Muro ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, aty ku ndodhet ndihmën e duhur mjekësore duke qenë se mori lëndime serioze. Fatmirësisht Muro ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë ndalimin e 59-vjeçarit, ndërkohë që ende po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.