Gjithëpërfshirja për reformën zgjedhore, kusht i Bundestagut, Basha: Rama nuk mund ta bëjë reformën me Tom Doshin, Dakon dhe…

Basha u shpreh se, për hapjen e negociatave është kusht i Bundestagut gjithëpërfshirja për reformën zgjedhore, por Rama nuk mund ta bëjë reformën me Tom Doshin, Dakon dhe kriminelë të tjerë.

“Si do ta bëjë Rama reformën zgjedhore pa opozitën? E keni në kushtet e Budestagut, “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet, kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kuhsteve të mëposhtme nga Shqipëria:

1. Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetues edhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh e prokurorësh të verifkuar.

2. Të merret vendim për reformën zgjedhore që të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore, (siç e kemi këkruar ne në planin me 5 pika). Të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur duhet të bëhet në dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR-it të 5 Shtatorit 2019”. E zezë mbi të bardhë nga Bundestagu.

Vetëm në mendjen e një njeriu që nuk e do integrimin europian, që do që të fshihet prapë për dështimin tjetër të rradhës për hapjen e negociatave, mund të thotë “e marr dhe e bëj vetë” reformën zgjedhore. Me kë do ta bëjë?

Me Tom Doshin do ta bëjë? Me Vangjush Dakon? Me Avdylajt? Me Ymer Lalën? Me Jurgis Çyrbjen? Për kë bëhet reforma zgjedhore? Që kriminelët të vazhdojnë të jenë në parlament e të vazhdojnë të marrin vendime në emër të shqiptarëve, të vazhdojnë të grabisin pasurinë e shqiptarëve, bregdetin e shqiptarëv, pyjet, guroret, mineralet, naftën, tokat, taksat, tenderat, koncesionet?!

Për këtë bëhet reforma zgjedhore? Sigurisht që jo! Kjo nuk ëhstë reformë zgjehdore. Ky është serum për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar, që ka degraduar zgjedhjet dhe ka degraduar demokracinë, prandaj nuk futemi në Europë.

Të mos humbasim kohë me fjalimet boshe të një njeriu që, mesa duket, nuk ka se çfarë ofron më. Ky është shansi i fundit për Partinë Socialiste që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së rëndë politike, siç e ka konstatuar edhe dokumenti i Bundestagut.

Opozita ka marrë përgjegjsitë e saj, ka hartuar një plan me 5 pika, prandaj, edhe një herë e përsëris: ta zbatojë jo për hir timin apo PD, por për hir të qytetarëve shqiptarë, që e meritojnë integrimin në Bashkimin Europian! Të mos fshihet pas dështimit të rradhës dhe të mos tregojë me gisht këdo përveç vetes për këtë dështim, se vetëm ai është përgjegjës për këtë dështim. Të zbatojë planin ose të hapë krahun!”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakDeliri për të mos mbajtur përgjegjësi
Artikulli tjetërÇfarë pritet të arrihet nga bisedimet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut