Gjithologët e Rilindjes/ Habit ministri i Ramës: Valët e muzikës përhapin më shpejt virusin Covid-19

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka habitur sot me deklaratën e tij në media se valët e muzikës përhapin më shpejt Covid-19, ndaj dhe është vendosur që të mos lejohet muzika pas orës 20:00 të mbrëmjes.

“As Ministri të Shëndetësisë nuk i duhet bërë kjo pyetje, por komitetit të ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë, dhe kjo është e vërtetuar edhe shkencërisht, janë zonat ku virusi përhapet më shumë se në çdo vend tjetër, kjo pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe, edhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, ka deklaruar Klosi.

Që prej Korrikut, me vendim të qeverisë u ndaluan klubet e natës, diskot, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre të lejonte muzikën.

Mosrespektimi i këtij detyrimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dënohet me gjobë 1 milion lekë dhe në rast përsëritjeje me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Artikulli paraprakPërfundon votimi për kandidatët e PD në Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, ja kush skualifikohet
Artikulli tjetërBardh Spahia ironizon Ramën: Medalje botërore për dështimin me testimet!