Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzon një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se GJJKKO nuk ka pranuar ankimimin e Ajola Xoxës, e cila ka kundërshtuar kontrollet e BKH-së në zyrën në Apartamentin 11/4, që pala mbrojtëse e konsideron si magazinë në ‘Sky Tower’.
Kujtojmë se ditën e djeshme Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit.
Ajola Xoxa ankimoi vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë seancës nga magjistratit Engert Pëllumbi.
Engert Pëllumbi mori në shqyrtim çështjen, pasi gjyqtarja Iliriana Olldashi paraqiti aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.