GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj ankimon masën

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.

Artikulli paraprakNuk ndalet Sali Berisha, shpall SPAK organizatë kriminale!
Artikulli tjetërZbardhet shkresa e Kuvendit, urdhri për Gardën: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve në sallë