GJKKO lë në burg “trurin financiar” të bandës së Suel Çelës, veprat penale që rëndojnë ndaj tij!

GJKKO lë në arrest në burg Bujar Shegën.

 

Bujar Shega, u ekstradua dje nga Milano.

Ai akuzohet nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bujar Shega njihet si “truri financiar” në organizatën kriminale të të fortit të Elbasanit, Suel Çela.

NJOFTIM I GJKKO 

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Marsel Shega (alias Bujar Shega)”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 37, datë 04.04.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Marsel Shega (alias Bujar Shega), si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 283/a/1 –
28/4, 333/a/1, 334/1, 287/1, gërmat “a” dhe “b” të K.Penal.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Marsel Shega (alias Bujar Shega), të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 04.04.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Kush është biznesmeni

Marsel alias Bujar Shega është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, si edhe lidhje me personazhin e krimit Suel Çela.

Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje e lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

Operacioni i SPAK kunder organizatës kriminale

SPAK goditi sot  një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe WEonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Celës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

******

Kapja e 930 kg drogë në portin e Ekuadorit, Suel Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shega të gjente tradhtarin

Kreu i dyshuar i grupit kriminal në Elbasan, Suel Çela akuzohet nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion se është përfshirë në të paktën dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Evropës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në episodin e parë Suel Çela ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë të sasisë prej 930 kg kokainë që u sekuestrua në Portin e Ekuadorit, në kuadër të operacion “Boya Roja”.

Sipas dosjes hetimore, kur kontejneri mbërriti bosh në port, Suel Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shegës të hetojë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se do t’i shkonte deri në fund dhe ka kërkuar letrat e kamerat e sigurisë së Portit.

Në vijim të bisedës Çela e lajmëron Bujar Shegën se nëse ka pasur tradhti nga personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga Porti, atëherë ai duhet ta paguante me kokën e tij.

Ndërsa në episodin e dytë, Suel Çela bashkëpunon me Ergys Dashin, ky i fundit I ekzekutuar në Ekuador më vonë dhe Ervin Matën.

Ngarkesa prej 446 kg kokainë që grupi nisi nga Ekuadori drejt Holandës u sekuestrua në Portin e Roterdamit gjatë aksionit policor të datës 5 janar 2021. Ergys Dashi e informoi në atë kohë Suel Çelën për kapjen e drogës nga agjencitë, duke u shprehur se po haste vështirësi në gjetjen e dokumenteve për t’ja provuar këtë.

Në këtë episod rezulton të jetë i përshirë dhe Xhino Roka, i cili kryente transfertat e parave nga BE-ja drejt vendeve të Amerikës së Jugut.

Ergys Dashi përshkruhet nga hetuesit si një figurë qendrore në narkotrafik, me lidhje të forta në Ekuador, por që kërkonte aleancë me Suel Çelën për të garantuar nxjerrjen e sasive të kokainës në portet e Europës.

Nëse do të realizohej, Ergys Dashi garantonte Suel Çelën se mund të niste deri në 10 ton kokainë. Sipas dosjes, në çdo rast ngarkesat fillonin nga 300 kg e lart, pasi në këtë mënyrë kishin dhe mundësi financiare për të korruptuar zyrtarët.

Ergys Dashi ishte i pari që kuptoi se ishin tradhtuar nga telefonat SkyEcc, pasi këtë shqetësim ia kishte shprehur edhe Suel Celës. Dhe janë pikërisht komunikimet e SkyEcc që kanë ndihmuar SPAK që të orientohet drejt provave dhe zbardhë aktivitetin kriminal të organizatës së Suel Celës.

Exit mobile version