Gjoba dhe kërcënime pse nuk mbështet PS-në, Meta nxjerr sms e biznesmenit me Blendi Gonxhen

Presidenti Republikës Ilir Meta, në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, lexoi një denoncim të një operatori turistik, që thonte se biznesi i tij është kërcënuar dhe, sipas tij, është gjobitur në mënyrë të paligjshme, pasi ka postuar një foto të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur qytetarë të republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi.

Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytetar emrin e të cili se kisha në celularin tim.

Ai më thotë; Përsh. Erjon Mane, nga Matia Trevel ju shqetëson, kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot zbulova patronazhistët. Ai më thotë; a ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj thotë ai. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave.

Të gjobitesh në 21-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje është të ikësh nga vendi të kërkosh azil. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment të kam në besën time.

Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qytetarët që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur”, tha Meta.

1 189

Exit mobile version