Gjunjëzimi i turpshëm i Ramës si mashtrues para Bashës

Lulzim Basha ia ka dalë të diskretitojë përpara opinionit publik regjimin dhe kreun e saj Rama pas një procesi hetimor dhe gjykimi nga drejtësia.

Nuk ishte një proces i lehtë po të kemi parasysh se palë me këtë farsë ishin jo vetëm banda e regjimit, por edhe disa anglishtfolës që për turpin e tyre u bënë palë në këtë proces të montuar politikisht.

Rama është rrëzuar me turp para Bashës duke u shfaqur edhe një herë tjetër para shqiptarëve si një mashtrues, që për të mbuluar aferat e tij kriminale dhe korruptive është i aftë të bëjë gjithçka për të spostuar vëmendjen e opinionit nga këto skandale të regjimit dhe të fabrikojë me montojë akuza kundër opozitës dhe Kryetarit të saj, Basha.

Por ky nuk është vetëm një rrëzim para Bashës dhe oponionit publik shqiptar, por dhe partnerëve amerikanë. Rama tentoi të njollosë jo vetëm opozitën shqiptare që sipas tij kishte lobuar në Shtetet e Bashkuara me para ruse, por edhe vetë institucionet amerikane, që sipas kësaj fabule të stisur në zyrat e pushtave të regjimit, ishin të dobëta për të evituar influencën ruse.

Akuza të turpshme dhe të stisura të ndërmarra jo vetëm ndaj Bashës, por i njëjtë skenar që u përdor edhe ndaj Presidentit amerikan Trump që po ashtu dështoi me turp para syve të amerikanëve dhe e kanë bërë sot Presidentin Trump edhe më të fuqishëm se më parë.

Rama më shumë se një herë, bashkë me taborin e mashtruesve të tij mediatikë, pomponin në media se hetimet janë ndërmarrë edhe në Shtetet e Bashkuara nga FBI. Ku është tani ky hetim i FBI? Ai rezulton të ketë qenë një farsë dhe Rama është i aftë që për pushtetin e tij të keqpërdorë edhe autoritetin e institucioneve të rëndësishme amerikane.

Nuk ka asnjë lobim të opozitës shqiptare të kreut të saj Basha me para ruse. Nuk ka asnjë falsifikim të dokumentave, sikurse ishte edhe akuza e fundit dhe qesharake e dy prokurorëve të regjimit. Shqipëria ka sot opozitën më pro perëndimore përballë një pushteti të kapur nga mafia që punon për mafian dhe me mafian.

Ku janë sot gjithë ata mediave dhe pushtetarë që bilbilonin për hetimet ndaj opozitës për lobim me para ruse? Përse heshtin sikur ky lajm të mos ishte pompuar për vite me rradhë prej tyre? Nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një mashtrim prej tyre, por me një tentativë krimi për të penalizuar opozitën shqiptare me akuza të fabrikuara politikisht dhe ata janë të gjithë bashkëfajtorë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Në vendimin e marrë sot, gjykata vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Bashës, ish-deputetit Arben Ristani dhe Ilir Dervishit, pasi nuk ekzistojnë prova.

Në të njëtën kohë gjykata në heshtje ka dhënë dhe vendimin më të fortë kundër regjimit dhe kryemashtruesit të këtij vendi duke e damkosur atë në sytë e të gjithë opinionit.

“RD”

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDeputeti i “VV” i përvishet Baton Haxhiut: Spiun i Stanishiqit, ty do të…