Gjunkshi publikon videon: Terror me eksploziv në Dibër vetëm pak metra larg rajonit të Policisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar nëpërmjet një video në profilin e tij në Facebook, një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit të Peshkopisë, ku i është vënë tritoli pronës së shtetasit Lulzim Durma.

Ngjarje kjo e ndodhur vetëm 70 m lart rajonit të Policisë Dibër.

‘Tronditet Dibra. Krimi godet rëndë pronën e qytetarëve. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mes të qytetit të Peshkopisë. Në orën 23.20 minuta është dëmtuar me lëndë eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma. Ngjarja ka ndodhur vetëm 70 metra larg Rajonit të Policisë Dibër. E njëjta situatë ka ndodhur dhe para disa ditësh në qendër të Maqellarës, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”. Si mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve?

Ku është garantimi dhe sigurimi i jetës së qytetarëve? Ku është garantimi dhe sigurimi i pronës së qytetarëve? Qytetarët e Dibrës ndjehen të Terrorizuar dhe aspak të Sigurtë”, shkruan Gjunkshi.

Exit mobile version